Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ndoka i turret Ramës: Mos merr për kot

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndoka i turret Ramës: Mos merr për kot

Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, i ka dedikuar një shkrim kryeministrit Rama, ndërsa me ironi e cilëson edhe si shpëtimtarin e kombit.

Ai e këshillon Ramën që të mos bëjë rolin e shefit, e ti shtypë të gjithë me këmbë. Duke parashtruar çështjen se vendi ka nevojë për një qeveri që të garantojë paqe sociale e shpresë për të gjithë, ai ngre pikëpyetjet në lidhje me sjelljen e Ramës.

Duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha, Ndoka thotë se Rama do të ndërtojë lagje të tëra të reja, mrekulli në 3D. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kreu i Partisë Demokristiane shprehet se kryeministri nuk e kupton se Enveri kishte ndërmarrje, kishte vullnetar të detyruar dhe shtetin diktatorial të centralizuar.

Statusi

Z. Rama mos merr për kot!
Vendi ka nevojë për një qeveri, që të garantojë paqe sociale, besim e shpresë për të gjithë.
Po shohim kryeministrin “post tërmet”, që po përpiqet të shembë, miklojë e hipnotizojë këdo që i del përpara. Madje thellë-thellë, sikur tërmeti i erdhi si “dhuratë nga qielli”. Kështu po sillet, i mërzitur në dukje, por i kënaqur shumë në egon e tij vrastare. Mori përpara gazetarët dhe median kritike, deri në portalin e fundit, shkeli me këmbë të vetët, ministra e kryetar bashkish, për t’ju treguar se Ai është “shpëtimtari i kombit”, paralizoi Opozitën përfaqësuese, dhunoi e fyeu mizorisht mbetjet e saj në Kuvend që po i shërbejnë akoma edhe sot.

Njësoj, si Enveri dje, edhe Rama sot, do të ndërtojë lagje të tëra të reja, mrekulli në 3D. Nuk e kupton akoma, se Enveri kishte ndërmarrje, kishte vullnetar të detyruar dhe shtetin diktatorial të centralizuar. Por çfarë ke ti, o ditëzi? Ti as ke shtet, as ke vullnetar, as ke buxhet, as ke ide, as ke moral. Pra, në fakt, nuk ke asgjë, por ke një mendje djallëzore, perverse deri në trishtim dhe të rrezikshme për të gjithë të tjerët. Ti ke arritur të mbijetosh mbi gërmadhat e shtetit, por kjo nuk është zotësi, as zgjuarsi, por brutalitet shtetëror.

Ti ke arritur të mbijetosh, përballë Presidentit, Opozitës, ndërkombëtarëve, qytetarëve, sepse ti ke shembur çdo urë institucionale, edhe pse ti për vete ke mbetur në kënetë, i zhytur në llum. Ti, Edi Rama nuk e meriton këtë luks anadollaku, duke respektuar fatkeqësinë kombëtare, viktimat e tërmetit, tmerrin e familjeve shqiptare, ti mendon se të erdhi dita, që të vazhdosh të na qeverisësh edhe mbi kufoma, mbi rrënoja, mbi institucione, mbi media duke i vënë këmbën tënde të madhe korruptive të shkretës Shqipëri.

Qytetarët nuk të besojnë më as lëmoshat e tyre, ndaj edhe të përbuzin, ndërkombëtarët ta kanë hequr vizën, ndaj nuk të konsiderojnë më, institucionet të janë shkërmoqur, ndaj hakmerresh ti me to, kush të del në krah apo përpara. Ke falimentuar more shok, politikisht, moralisht, si drejtues e menaxher, si arrogant e bejtexhi, je në hapin tënd.

Vazhdo talle popullin tënd, tallu me varfërinë e padijen që kultivove kudo. Tallu more shok, kështu ke bërë gjithmonë, kur ishe i ri në bordurat e Hotel Dajtit, kur katunarët kalonin përpara teje dhe sot po bën të njëjtën gjë, po tallesh sërish me to, por sot në gërmadhat e fatkeqësisë së tyre. Ti nuk ndalon, kjo tashmë u vërtetua botërisht, por a duhet Opozita të të tregojë vendin? Shpresoj dhe besoj se po. Qytetarët nuk kanë faj, Zoti jo që jo, por keqqeverija jote dje dhe tallja dramatike sot, janë kthyer në një makth për Kombin tonë.

Tërmeti të gjeti në luftë me Opozitën, në luftë me Presidentin, me Bundestagun Gjerman, me Europën në tërësi. Na ra ky mort dhe të gjithë pushuan, respektuan kodin e zisë, të tragjedisë, të solidaritetit, të përgjegjësisë, të ndihmës, ndërsa ti u talle me të gjithë, shkelmove çdo kod e rregull. Kur po bëje dorëzimet politike, fap u kthjellove, sapo ndërrove brekushet e mbushura nga tërmeti, vazhdove fushatën “post tërmet”, duke na treguar të gjithëve sepse ti kurrë nuk ndryshon, as në të mirë, as në krizë as në katastrofë!

Lulzim Basha tregoi maturi e përgjegjësi, dhimbje e burrëri, qytetari e largpamësi, respektoi Institucionin e Opozitës, respektoi kodin e shqiptarëve, respektoi qytetarët në katastrofë, por respektoi edhe Institucionet e Shtetit përfshirë edhe kryeministrin. Bravo deri këtu, kjo është diferenca, ky është dallimi. Por nga sot duhet të funksionojë sistemi, llogjika, institucionet, drejtësia, emergjenca civile, rendi, bashkitë etj etj. Të gjitha këto nuk arrihen me këtë qeveri dhe me Edi Ramën kryeministër, shkaktari i të gjithë këtyre që përmendëm.

Ndaj duhet Qeveri kujdestare, të pranuar nga i gjithë faktori politik shqiptar e partnerët ndërkombëtare, zgjidhje të krizës dhe katrastofës së tërmetit, zgjidhje të krizës politike, rikthimin e autoritetit ligjor për Bashkitë, etj. Sot është domosdoshmëri një axhendë kombëtare, të mbështetur dhe të pranuar nga të gjithë. Kjo është zgjidhja, paqe sociale, besim e shpresë per të gjithë, per të përmbyllur pasojat e fatkeqësisë së tërmetit dhe krizën e thellë politike, ekonomike, morale e institucionale. Nëse Edi Rama, Lulzim Basha dhe të tjerët pas tyre, nuk do të arrijnë sot të dalin mbi veten, mbi egot personale e partiake, do të mbahen mend gjatë për keq, madje dikush prej tyre, si më i urryeri pas Enver Hoxhës. Me besimin dhe shpresën e reflektimit të thellë, qytetar, politik, njerëzor, institucional dhe kombëtar nga të gjithë!

Tags: edi ramaNard NdokaQeveria

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Demografët janë të alarmuar/ Bie jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara

Demografët janë të alarmuar/ Bie jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara

“A jeni mirë të gjithë?”, nipi rrëfen telefonatën me Parashqevi Simakun

“A jeni mirë të gjithë?”, nipi rrëfen telefonatën me Parashqevi Simakun

“Do të digjet shumë shpejt”, Artan Hoxha: Kam një video për një kryetar Bashkie

"Asnjë nga kandidatët nuk ishin të duhurit”, Artan Hoxha befason me deklaratën

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com