E martë, 2 Qershor, 2020
12 C
Tirana

Ndalimi i Çilit më kujton arrestimet në kohën e diktaturës

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Hapja e kufirit/ Procedurat e kalimit në Kosovë dhe Mal të Zi

Në një njoftim të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, bëhet me dije se nga sot Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën e Malin e...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Dështimi i reformës/ Yuri Kim e ashpër me politikën: Mbani fjalën para shqiptarëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me dështimin e negociatave për reformën zgjedhore në vend. Ajo ka nxitur palët që të lënë...

Nga: Armand Shkullaku

Pavarësisht se për çfarë akuzohet Henri Çili, do të jetë gjykata ajo që do të vërtetojë, ose jo, fajësinë e tij. Për mua, ajo që më ka lënë shije shumë të keqe, është mënyra sesi u bë arrestimi i një personi publik dhe mbi të gjitha, ekspozimi që iu bë kësaj afere në media.

Në radhë të parë ne e dimë që Henri Çili, as ka vrarë njeri, as ka grabitur njeri e as nuk ishte në kushtet e flagrancës. Siç morëm vesh ne, ky ishte një proces për të cilin prokuroria tha se kishte hetuar prej muajsh. Arrestimi në mes të natës, në orët e para të mëngjesit, shoqërimi me pranga në Gjirokastër, nxjerrja e imazheve për publikun, më tepër ka për qëllim denigrimin për hir të një show propagandistik sesa hetimin me paanësi të një çështjeje.

Ne e dimë se botuesi apo drejtuesi i UET-së, kolegu ynë, nuk ka qenë person me rrezikshmëri të lartë. Fare mirë mund të ishte thirrur, t’i komunikohej akuza e pse jo të hetohej në gjendje të lirë. Kam raste që banditë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje po dalin për sjellje të mirë në burg apo shërbime ndaj komunitetit. Kemi një kontradiktë shumë të madhe mes asaj që shohim përditë dhe show-t që na serviri qeveria dhe policia, në rastin e Çilit.

Kjo më ka lënë një shije të hidhur. Më kujton arrestimet që bëheshin në kohën e diktaturës kur nuk ishte qëllim zbardhja e së vërtetës, por terrorizimi i popullsisë dhe denigrimi i personave që merreshin nga organet e drejtësisë. Për mua është e njëjta skemë që ndodh në regjimet autoritare dhe diktatoriale.

Henri Çili është një personalitet publik në Shqipëri. Unë nuk e di sa të vërteta janë ato që thuhen për të, nëse i ka kryer apo jo. Këtë nuk e marrë përsipër, por mënyra me të cilën është vepruar jam totalisht kundër. Do të thosha që kontributi i tij si themeluesi UET, si botues, por edhe si një përfaqësues i opinionit publik ka qenë një kontribut i dëshmuar në gjithë këto vite, pavarësisht se mund të mos jemi dakord me idetë e njëri-tjetrit. Por, në rastin konkret ne të gjithë si kolegë duhet të bashkohemi në një pikë që, mënyra sesi u trajtua ky rast nuk ishte aspak humane dhe na ka lënë të gjithëve një zhgënjim shumë të madh.

Lexo edhe :   Kush janë 4 shënjestrat e sotme të OFL-së (Emrat)
Lexo edhe :   Kush janë 4 shënjestrat e sotme të OFL-së (Emrat)

Sigurisht procesi do të vazhdojë, unë mendoj se nëse do të hetohet në mënyrë të paanshme do të dalin edhe të vërteta për këtë çështje. Vetë Henri dhe avokati i tij nuk kanë folur ende për të sqaruar akuzat e ngritura mbi të, por ajo që do të kisha dashur të shihja është heqja e prangave nga duart e një kolegu që nuk po akuzohet për një krim të rëndë.

Qoftë korrupsioni pasiv, qoftë falsifikimi i dokumenteve që i mësuam nga prokuroria janë vepra penale, që mund të hetohen në gjendje të lirë. Për më tepër që bëhet fjalë për një individ që as ka rekorde kriminale, as nuk ka kryer një vepër të rëndë dhe as është person që paraqet rrezikshmëri publike. Gjëja e parë që do të doja të shihja është që Henri Çili të hetohej në gjendje të lirë, ose në kushtet e detyrimit të paraqitjes. Pastaj, përgjegjësinë për aktet e kryera e mban ai si individ, nëse i ka kryer sigurisht do të marrë dënimin që parashikon ligji.

Që me këtë rast do të bëhej show, u parandie kur kryeministri dhjetë ditë më parë në një fjalë që mbajti për rastin e OFL-së, madje edhe në emisionin “Opinion”, tha se ka botues dhe analistë që paguhen nga krimi i organizuar. Nëse ai e ka ndarë mendjen pa filluar procesi se këta botues dhe analistë financohen nga krimi i organizuar, mendoj se e ka dhënë verdiktin para se të nisin hetimet dhe kjo nuk më pëlqen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Albin Kurti: Kosova ka dy armiq, një të brendshëm dhe një të jashtëm

Kryeministri ende në detyrë, Albin Kurti është shprehur se Kosova ka dy armiq, një të jashtëm dhe një të brendshëm. I ftuar në emisionin “5...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

Nga Mero Baze Qindra kamionë dhe vetura, së bashku me udhëtarët që sot janë nisur drejt Kosovës, u përballën me një surprizë të hidhur në...
WhatsApp KONTAKTO TT