E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Vaksina kundër koronavirusit do jetë gati për 3 javë (FOTO)

Ende pas 2 muajsh nga përhapja e virusit vdekjeprurës, studiuesit nuk kanë akoma një vaksinë kundra virusit.

Kujtojmë këtu se OBSH e njohu përhapjen si një emergjencë të rëndësisë ndërkombëtare, dhe i dha sëmundjes emrin e saj zyrtar – COVID-19.

Shqipëria, fatmirësisht nuk e ka pasur rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhan Ghebreyesus, tha se rezultatet e para të vaksinave të koronavirusit priten në disa javë.

“Mbi 20 vaksina janë duke u zhvilluar në botë, dhe disa ilaçe po kalojnë studime klinike.

Ne presim rezultatet e para brenda disa javësh”, deklaroi kreu i OBSH-së, gjatë një konference për shtyp.

Nga ana tjetër, një lajm i mirë vjen nga shkencëtarët izraelitë. Ata janë shprehur me bindje se vaksinën do ta krijojnë brenda 3 javësh.

“Ne duhet të kemi një vaksinë kundër koronavirusit brenda 3 javësh”, kanë deklaruar shkencëtarët izraelitë.

Studiuesit izraelitë janë javë larg nga zhvillimi i një vaksine kundër COVID-19, deklaroi Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Ofir Akunis, duke shtuar se vaksina mund të jetë e gatshme brenda tre javësh dhe të hyjë në treg 90 ditë më vonë.

“Urime MIGAL (Instituti i Kërkimeve Galile) për këtë përparim tërheqës. Unë jam i sigurt se do të ketë përparim të mëtejshëm të shpejtë, duke na mundësuar të sigurojmë një përgjigje të nevojshme ndaj kërcënimit të rëndë global COVID-19”, tha Akunis.

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve MIGAL Galilee kanë zhvilluar një vaksinë për katër vjet kundër një koronavirusi për shpendët e quajtur virusi bronkit infektiv (IBV), dhe kohët e fundit vërtetuan efektivitetin e tij në provat klinike.

Shkencëtarët zbuluan se COVID-19 ka shumë ngjashmëri me koronavirusin e shpendëve, si dhe të njëjtin mekanizëm infeksioni, i cili do t’i lejojë ata të përshtatin vaksinën e koronavirusit të shpendëve në një vaksinë të koronavirusit njerëzor brenda një kohe të shkurtër.

Lexo edhe :   Kosovë, mbi 70 raste të reja me koronavirus
Lexo edhe :   Shënohet viktima e parë pas një muaji nga Covid-19

Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas raportit të fundit, koronavirusi është përhapur në më shumë se 50 vende të botës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...