Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

NATO ka ende rëndësi, por nuk ka udhëheqjen e duhur

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
NATO ka ende rëndësi, por nuk ka udhëheqjen e duhur

Nga Bobby Ghosh “Bloomberg View”

Duhet të ishte festa e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Por gjendja shpirtërore në samitin e liderëve të aleancës këtë javë në Londër, ishte çdo gjë tjetër veçse jo festive. Nuk duhet fshehur fakti, që NATO ndodhet në telashe të mëdha, madje të natyrës ekzistenciale.

Asgjë nuk e ilustroi këtë shqetësim më shumë, sesa reagimi ndaj mbrojtjes befasuese që Donald Trumpi i bëri aleancës. Nëse presidenti amerikan, më herët mosbesues ndaj NATO-s, do të kishte ndryshuar me zemër, ndoshta gjërat tek e fundit nuk do të ishin dhe aq të rënda.

Por Trumpi nuk kishte patur ndonjë ndryshim të tillë. Mbrojtja që i bëri së fundmi aleancës, ishte pak më shumë se sa një “shkop” retorik me të cilin deshi të “rrahë” presidentin francez Emanuel Makron, që pati deklaruar disa kohë më parë se NATO-s ka pësuar një “vdekje klinike”.

Meritë në këtë moment ka edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që ka bërë një punë mjeshtërore në menaxhimin e sjelljes së Trumpit, duke e përkëdhelur egon e tij. Stoltenberg tha se ishte meritë e Trumpit, rritja e shpenzimeve ushtarake nga shumë anëtarë të alencës.

“Udhëheqja juaj mbi shpenzimet e mbrojtjes, ka një ndikim real”- tha ai, duke bërë për vete presidentin amerikan. Por skepticizmi i Trumpit, u rishfaq shumë shpejt. Ai kritikoi shpenzimet e pakta në mbrojtje të Gjermanisë, kërcënoi me gjobë anëtarët që nuk përmbushin detyrimet, dhe nuk pranoi të zbatojë Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, klauzola gjithëpërfshirëse që kërkon që grupi të mbrojë çdo anëtar të sulmuar.

Trump është Trump: Ka shumë gjasa që kur ai të shkojë në samitin e ardhshëm të NATO-s, të jetë dhe me i ashpër sesa “butësia” që tregoi në Londër. Dhe as aftësitë diplomatike të Stoltenbergut, nuk mund të maskojnë problemet thelbësore – filozofike dhe praktike – nga e cila vuan aleanca.

Këto probleme, shkojnë përtej krizave të mëhershme të përçarjes që ka pësuar NATO, siç është tërheqja e Francës në vitin 1966 nga komanda e integruar ushtarake, apo pushtimi që Turqia kreu në Qipro në vitin 1974, dhe përballja me Greqinë.

Një arsye e rëndësishme pse NATO ka qëndruar në këmbë për 70 vjet me radhë, është perceptimi i zakonshëm i kërcënimit që vinte dikur nga Bashkimi Sovjetik, dhe së fundmi ngas Rusia. Por anëtarët më të rëndësishëm të aleancës, nuk bien më dakord për këtë.

Turqia po blen armë nga Moska, përfshirë sistemet anti-raketore që rrezikojnë mbrojtjen e NATO-s. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, është më dyshues për synimet e SHBA-së sesa ato të Rusisë. Trump ka flirtuar me Putinin, duke kundërshtuar në çdo rast këshillat e gjithë komunitetit të tij ushtarak dhe të inteligjencës.

Makron ka në rastin më të mirë një qasje të dyfishtë. Nuk ka ndërkohë as edhe një konsensus mbi kërcënimet e tjera ndaj Perëndimit:terrorizmi, lufta kibernetike, Kina. Turqia dhe Franca, e kanë akuzuar njëra-tjetrën për strehimin e terroristëve. Ndarjet mbi Rusinë, e komprometojnë aftësinë e aleancës për t’u mbrojtur kundër sulmeve në internet.

Dhe disa anëtarë të NATO-s, e shohin Kinën më shumë si një burim parash, sesa një burim kërcënimi. Edhe nëse shumica e vendeve anëtare, do të ishin dakord mbi atë që përbën një kërcënim, kjo nuk do të thotë automatikisht se NATO është mburoja më e mirë.

Lufta kibernetike, kërkon qasje më të fshehta, sesa është e aftë të aplikojë aleanca, dhe kundër-terrorizmi kërkon një reagim të shpejtë, të zhdërvjellët, Dhe jo llojin e gjërave, që i lihen në dorë një burokracie gjigande shumëkombëshe. Mbajtja nën kontroll e Kinës, mund të kërkojë një NATO, ku ushtarakët evropianë do të luanin vetëm një rol të vogël.

Kjo s’do të thotë që aleanca nuk është më e rëndësishme. Ajo është e rëndësishme për të njëjtën arsye, që ishte edhe në kohën e themelimin e saj:kërcënimi i fuqishëm që vjen nga Moska. Bindja e të gjithë anëtarëve për këtë, dhe për të vepruar në përputhje me rrethanat, do të kërkojë shumë më tepër sesa dredhitë diplomatike të Stoltenberg. Ajo kërkon një udhëheqje politike të një rendi të lartë, dhe nga anëtarët më të fuqishëm të NATO-s. Asnjë gjë e thënë ose e bërë në Londër këtë javë, nuk sugjeroi se një udhëheqje e tillë është e afërt./ TIRANA TODAY 

Tags: 70-vjetoriDonald TrumpNATORexhep Tajip Erdogan

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Rama: Italia, Franca, Turqia dhe Greqia kanë nisur avionë me skuadra Speciale

“Lloj lloj sharlatanë që shfaqen si sizmologë”, Rama paralajmëron reformë

“Kam zënë shumë vend në ekran”/ Rama: Ministrat kanë qenë të zënë

“Kam zënë shumë vend në ekran”/ Rama: Ministrat kanë qenë të zënë

Zgjidhet kryeprokurori, PS-ja “tradhton” Arta Markun

Zgjidhet kryeprokurori, PS-ja “tradhton” Arta Markun







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com