Kryesore

Zgjidhet kryeprokurori, PS-ja “tradhton” Arta Markun


               Publikuar në : 15:29 - 05/12/19 M S

Olsjan Çela është zgjedhur prokurori i ri i Përgjithshëm. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me votat pro të 101 deputetëve.

Kujtojmë këtu se Çela ishte kandidati i parë i renditur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e ndërsa e dyta Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme.

Marku mori 11 vota pro, 22 kundër dhe 78 abstenim. Sakaq, dy deputetë nuk morën pjesë në votim.

Kandidatja e tretë Fatjona Memçaj mori 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 87 deputetë abstenuan.

 

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: