Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mustafa Nano: Të lutemi që Thaçi të dalë i larë nga kjo histori

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mustafa Nano: Të lutemi që Thaçi të dalë i larë nga kjo histori

Gazetari Mustafa Nano e cilëson aktakuzën e ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi, si lajmin politik të vendit.

Në monologun e tij në emisionin “Provokacija”, Nano tha se kjo akuzë ngjan me një gjest anti-kosovar.

Gazetari komentoi edhe deklaratën e mbrëmshme të Thaçit, i cili u shpreh se nëse këto akuza vërtetohen, ai do të japë dorëheqjen. Sipas Nanos, kjo do të ishte gjëja e duhur.

Monologu nga Mustafa Nano:  

Ngjarja e javës, e ndoshta lajmi politik i vitit, ka qenë akuza që zyra e prokurorit special të Kosovës me seli në Hagë ngriti ndaj Hashim Thaçit. Këtë të fundit e akuzojnë për krime lufte e për krime kundër njerëzimit. Dhe më këtë kanë kapur në befasi gjithkënd jashtë e brenda Shqipërisë, sidomos brenda Shqipërisë, ku për këtë shkak është vënë re një lloj solidariteti e simpatie e përgjithshme rreth Hashim Thaçit.

Edhe klasat politike kanë reaguar në mënyrë solidare. Miq e armiq të tij u bënë bashkë në mbështetje të Thaçit, që në një farë mënyre ka qenë dhe është mbështetje ndaj luftës së Kosovës, të cilën kjo akuzë e bën pis.

Kryeministri Rama doli menjëherë në mbrojtje të Thaçit dhe u duk se me ndërhyrjen e vet në të nxehtë, duke i bërë Thaçit një mbrojtje totale, synonte të ngjizte një bashkim kombëtar në këtë çështje. Në këtë kuadër, ai shkoi dje në Kosovë, në një vizitë rrufe. Agjenda e tij përfshinte takime me të gjithë, Thaçin, Hotin, Veselin, Kurtin, Haradinajn, Isa Mustafën, etj. Dhe duhet thënë se Rama bëri gjënë duhur. Po ashtu si edhe të tjerët, ashtu si edhe Thaçi vetë, i cili me t’u informuar mbi akuzën, ndërpreu udhëtimin e tij. Dhe nuk ishte një udhëtim për në ishujt Barbados apo për në Karaibe, për të bërë ca pushime qejfi e luksi. Ishte një udhëtim për në Ëashington, për të marrë pjesë në samitin serbo-shqiptar nën patronazhin Amerikan. Ai u kthye në Prishtinë.

Mbrëmë, siç pritej Thaçi ka mbajtur një fjalim para Kosovës, në të cilin ai tha se ka marrë vendimin që të mos konfondojë hallin e vet me hallin e Kosovës. Ka marrë vendimin për të mos iu bërë barrë Kosovës. Do të bëjë atë që bëri Haradinaj and Co. Nuk do të mbrohet si president. Nuk do përdorë parzmore të tjera, siç mund të ishte edhe solidariteti pankombëtar i demonstruar ndaj tij. Edhe me këtë, sidomos me këtë, ai bëri gjënë e duhur.

Dua të bëj edhe unë gjënë e duhur. Unë në këtë moment jam Hashim Thaçian. Ndihem instiktivisht Hashim Thaçian. Nuk kam ide se ç’ka bërë Hashim Thaçi gjatë luftës, t’ju them të drejtën, por nuk besoj se ka bërë ato krime, për të cilat akuzohet nga zyra e prokurorit special të Kosovës.

Midis dyshimit se Thaçi ka bërë krime gjatë luftës dhe dyshimit se akuza ndaj tij është e stisur, anoj më shumë nga i dyti. E them këtë sepse e kam një gjë në dorë kundër akuzës. Dhe kjo gjë është momenti, në të cilin u bë kjo akuzë. Ky moment bie erë. Dhe e bën akuzën të ngjajë me një gjest anti kosovar. Ky gjest duket qartazi i tillë, antikosovar, dhe ata që kanë bërë akuzën nuk kanë bërë asnjë përpjekje që të mos duket i tillë. Mund ta shmangnin këtë “timing” që e komprometon aksionin e tyre, por nuk e shmangën. Të krijohet përshtypja se nuk donin ta shmangnin.

Sikur kjo akuzë të jetë ashtu si duket, e stisur, atëherë ajo është një veprim shumë i poshtër. Sepse e dëmton kauzën kosovare si asgjë tjetër në këtë botë. Nga ana tjetër, sikur kjo akuzë të mos jetë e stisur, sikur ajo në fund të provohet, tok me fajësinë e Thaçit, atëherë kauza kosovare dëmtohet edhe më shumë, kauza kosovare merr një goditje të fortë, të paimagjinueshme. Lufta e shqiptarëve në Kosovë do të marrë damkën e një lufte terroriste. Nuk është se me këtë rrota do fillojë të lëvizë mbrapsht, nuk është se historia do çbëhet, nuk është se pas kësaj serbët do të rimarrin Kosovën nën kontroll. Jo, asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Por do të ndodhë diçka tjetër. Kosova do të dalë e dobët nga kjo histori. Shumë e dobët. Duhet të lutemi që Thaçi të dalë i larë nga kjo histori.

Kush lutet për të kundërtën, qoftë ai që është.

 

Tags: aktakuzahashim thacimonologmustafa nano

TË LIDHURA

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë
Aktualitet

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

14:14 | 07/11/2025
“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!
Aktualitet

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

13:46 | 07/11/2025
Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!
Aktualitet

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!

13:41 | 07/11/2025
Next Post
Fauci: Nuk do habitesha nëse SHBA regjistron 100 mijë raste të reja në ditë

Fauci: Nuk do habitesha nëse SHBA regjistron 100 mijë raste të reja në ditë

Ish/zv ministri i Ramës: Dilni në protestë, jo për Bashën e Kryemadhin

Muka flet pas humbjes së mjekut: Të hetohet drejtori i QSUT dhe shefi i hematologjisë

Ristani: Rikthimi i Topallit dhe i Topit do i bënte mirë PD-së

Ristani: Rikthimi i Topallit dhe i Topit do i bënte mirë PD-së







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë
Aktualitet

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

by mirseda
14:14 | 07/11/2025
0

Tridhjetë këshilltarë ligjorë dhe sekretarë gjyqësorë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe të Gjykatave të...

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

13:46 | 07/11/2025
Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!

13:41 | 07/11/2025
Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë

13:27 | 07/11/2025
Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

12:34 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com