E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
1.5 C
Tirana

Muri me Meksikën, Papa Françesku paralajmëron Trump

Papa Françesku ka lëshuar një paralajmërim për presidentin Trump dhe të gjithë liderët politikanë që duan të ndërtojnë mure për të mbajtur emigrantët jashtë vendit të tyre.

“Ndërtuesit e mureve do të përfundojnë duke u bërë robër të mureve që ata ndërtojnë”, u tha reporterëve Papa, duke iu përgjigjur interesit të tyre mbi kërcënimin e Trump për të mbyllur kufirin SHBA-Meksikë me një mur.

“Unë e kuptoj se me këtë problem (të migrimit), një qeveri ka një ‘patate të nxehtë’ në duart e saj, por duhet të zgjidhet ndryshe, humanisht, jo me tela me brisk”, shtoi Papa Françesku për Reuters.

Ai po fluturonte përsëri në Romë nga Maroku, ku ai kishte folur gjerësisht për gjendjen e vështirë të emigrantëve gjatë vizitës së tij dy-ditore në komitetin afrikan me shumicë muslimane. Të shtunën, ai vlerësoi Marokun dhe mbretin e tij, Mohamed VI, për mirëpritjen dhe mbrojtjen e emigrantëve dhe paralajmëroi për kotësinë e mureve kufitare dhe pengesat e tjera në kufizimin e atyre që kërkojnë një jetë më të mirë.

“Çështja e migracionit nuk do të zgjidhet kurrë duke ngritur pengesa, duke nxitur frikën e të tjerëve ose duke mohuar ndihmën për ata që në mënyrë legjitime aspirojnë për një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre”, tha kreu katolik për AP.

Administrata e Trump njoftoi gjatë fundjavës se ishte duke i prerë ndihmat El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit për të ndëshkuar ato qeveri për shpërthimin e fundit të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.

“Ne u paguanim atyre shuma të mëdha parash – dhe ne nuk po i paguajmë më, sepse nuk kanë bërë ndonjë gjë për ne. Ata ngritën këto karvanë me emigrantë”, tha Trump të premten./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...