Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një video mesazh, ku u bën thirrje grave të dhunuara të denoncojnë.
Që në krye të mesazhit të saj, ajo kërkon nga të gjithë femrat, që të mos pajtohen me dhunën në asnjë rrethanë.
Ministrja u drejtohet femrave të dhunuara, të denoncojnë menjëherë në numrat e vënë në dispozicion.
Statusi
?? Mos u pajto me dhunën në asnjë rrethanë❗️
Nëse përballesh me dhunën në familje, mos hezito ? #denonco menjëherë në linjën #falas të këshillimit për gratë 116/117 si dhe në policinë e shtetit 129/112❗️