“Është psikologjikisht shumë e vështirë”, italiani rezulton pozitiv edhe pas 47 ditësh

Nga Italia çdo ditë e më shumë po ndryshohet kurba e personave që kanë ndërruar jetë, e po kështu të infektuarve. Sapo njoftohen për një tendencë në rënie, të nesërmen situata ndryshon totalisht. Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Itali, ku një person ka rezultuar pozitiv edhe pas 47 ditësh.

Bëhet fjalë për Diego Vairani, kryebashkiaku i Soresina-s, në provincën e Kremones, i cili ende nuk e ka kaluar makthin e koronavirusit. Në izolim prej rreth 50 ditësh, ai ka qenë në shtëpi me gruan e tij (testuar pozitive për tetë tamponë dhe ajo), si dhe me vajzën.

“Kam pasur bronkit në fillim të shkurtit, por u shërova, pastaj vetëm pak kollë. Tamponi i parë u bë më 11 mars, pasi kontaktova me një koleg të Shoqatës së Breedersve në Crema të Lombardisë, i cili fatkeqësisht vdiq në Varese. Nënkryetari i komunës dhe vlerësuesja ime, infermiere në Soresina, gjithashtu dolën pozitivë. Në fund të marsit pata simptoma të buta: për 3-4 ditë një dhembje koke të fortë, humbje të shijes dhe nuhatjes dhe diarre. Është psikologjikisht shumë e vështirë”, tha Vairani për “Corriere della sera”.