Më herët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk beson te virusi Covid-19. Ajo shprehej se kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa koronavirusin.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ajo ka hedhur ‘shashkën’ e radhës, teksa ka folur për pandeminë e koronavirusit. E pyetur nëse vazhdon të jetë mosbesuese ndaj pandemisë që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën, Kryemadhi tha se Covid-19 thjesht po “fryhet” për qëllime politike.
Biseda
Vazhdoni të mos besoni tek COVID-19?
Monika Kryemadhi: Po, sigurisht! Është virus laboratorik, është fabrikuar për arsye politike. Lani duart thonë! Është njësoj sikur t’i thuash njerëzve mos bëni dashuri, se ka SIDA vërdallë. Mos bëni marrëdhënie me këdo, por me atë që dashuroni.