E mërkurë, 30 Shtator, 2020
14 C
Tirana

84 deputetët e opozitës

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Nga: Klementin Mile

Deklarata e Oerd Bylykbashit, se opozita e bashkuar do të marrë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, bëri bujë në media dhe u bë temë bisede e preferuar për shumë qytetarë. Reagimet që prodhoi në publik ajo deklaratë dëshmuan se ish-deputeti Bylykbashi e ka kapur thelbin e zgjedhjeve të ardhshme.

Kështu, publiku u nda në dy grupe me qëndrime të forta, në ata që e besojnë fuqimisht fitoren e thellë të opozitës së bashkuar, pse jo me 84 mandate, dhe në të tjerët që e përqeshin parashikimin e Bylykbashit si të pamundur dhe shumë larg së vërtetës. Këta të dytët, në fakt, janë të mendimit se opozita nuk ka për të marrë më shumë se 48 mandate.

Kështu, edhe pse është e vështirë të thuhet a është apo jo i saktë parashikimi i Bylykbashit (do të na duhet të presim zgjedhjet për këtë), prapëseprapë ish-deputeti i PD-së ka shprehur esencën e zgjedhjeve të ardhshme. Ato do të jenë vendimtare, do të prodhojnë një rezultat të qartë për ta lexuar, do të jenë tërmet, siç do të ishte shprehur Gjiknuri, kolegu i përhershëm i Bylykbashit në tryezat zgjedhore.

Bylykbashi thotë të vërtetën. Fitorja e opozitës nuk pritet të jetë e ngushtë. As humbja nuk pritet të jetë e tillë. Diferenca e thellë, pra, është pritshmëria normale e zgjedhjeve të vitit 2021, ku ose shqiptarët do ta ndëshkojnë rëndë qeverinë për keqqeverisjen, ose do të shkojnë ta konfirmojnë masivisht si një qeverisje për të cilën opozita nuk ka arritur të prodhojë alternativë të besueshme.

Por në fakt, më shumë se sa nga këto argumente pro dhe kundër qeverisë, pushteti në vitin 2021 do të vendoset nga beteja në dy llogore të ndryshme të luftës politike. Për këto llogore Marksi ka shpikur termat “infrastrukturë” dhe “superstrukturë”. Qeveria është e vendosur qartazi në llogoren e infrastrukturës.

Lexo edhe :   I gjithë faktori opozitar, kundër herësit të Edi Ramës
Lexo edhe :   I gjithë faktori opozitar, kundër herësit të Edi Ramës

Ajo i zotëron tërësisht “mjetet e prodhimit” të votës, që nga pushteti qendror, ku mund të bëjë ligje kundër opozitës, te pushteti lokal, të cilin mund ta përdorë për të kontrolluar dhe motivuar materialisht votuesit, e deri te media, për të propaganduar mesazhet e veta, dhe “të fortët”, për të sjellë vota me anë të metodave të frikës. Opozita, nga ana tjetër, është në llogoren e superstrukturës. Fokusi i saj është te idetë dhe ideologjitë dominuese, te gjërat që njerëzit thonë, imagjinojnë dhe konceptojnë. Synimi i saj është t’i bëjë njerëzit të flasin ndryshe, të zgjerojnë imagjinatën drejt problemeve reale që ka sjellë qeverisja socialiste dhe ta konceptojnë të ardhmen e vendit pa Edi Ramën kryeministër. Prandaj, duke qenë në llogoren e superstrukturës, ligjërimi opozitar merr shpesh tone morale, ligjore dhe fetare.

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 janë të paprecedenta sepse, si asnjëherë më parë, qeveria e kontrollon të gjithë infrastrukturën dhe opozita ka akses ekskluziv në superstrukturë. Ndeshja midis imperativit infrastrukturor qeveritar dhe atij superstrukturor opozitar pritet të jetë e ashpër dhe, sikurse e ka parashikuar Bylykbashi, me rezultat të thellë. Në fushën e mendimit politik mendimtarët ndahen përsa i përket rolit dhe rëndësisë së infrastrukturës dhe superstrukturës. Ndërsa për Marksin infrastruktura ka peshën kryesore dhe është përcaktuese në analizë të fundit, për Antonio Gramshin, që flet për hegjemoni kulturore, më e rëndësishme është superstruktura.

Rezultati i zgjedhjeve të ardhshme pritet të jetë i thellë. Në pastë të drejtë Marksi për peshën e infrastrukturës, opozita mund të reduktohet në 48 deputetë, por nëse e vërteta qëndron në anën e Gramshit, aksesi ekskluziv në superstrukturë mund t’i japë opozitës së bashkuar, pse jo, edhe 84 deputetë. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...