Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një letre zyrtare, Kurti i kërkon Thaçit që kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, duke e këshilluar të durojë dhe të presë. Sipas tij, Kushtetuta e vendit nuk i njeh Thaçit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatit, teksa shton se ai duhet ta bëjë këtë gjë në mënyrë neutrale.
Kurti kërkon nga presidenti që mos bëjë presion politik dhe e njofton se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK.