Aktualitet

Agjentët e inteligjencës ruse po planifikojnë trazira në Prizren


               Publikuar në : 09:23 - 13/01/20 M P

Në mesin e disa serbëve që marshuan të enjten në Graçanicë për të përkrahur Kishën Ortodokse në Mal të Zi, janë edhe tre rus. Njëri prej tyre erdhi me detyrë speciale për të nxitur trazira në Kosovës. Për këta pjesëtarë të strukturave të Inteligjencës Ruse janë në dijeni edhe autoritet në Kosovë.

“Është duke u planifikuar një fushatë me pretekst të ‘Mbrojtjes së shtyllës së ortodoksisë në Prizren’ dhe rritjen e aktivitetit në Prizren. Të martën mbahet një takim i peshkopit Teodosije me misionet diplomatike dhe ka gjasa që në Prizren të bëjnë përpjekje për trazira”, thuhet nga autoritetet e vendit.

Një burim ka treguar edhe rrugën se si ka hyrë spiuni rus në Kosovë me dokumente të falsifikuara si punonjës i një misioni ndërkombëtar që gëzon imunitet.

Më poshtë mund të ndiqni një reportazh të plotë nga Klan Kosova.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT