E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Morën peng 52 diplomatë për 444 ditë/ Konfliktin SHBA-Iran e nisën studentët

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Armiqësia mbi dyzet vjeçare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka filluar me marrjen e më shumë se 50 pengjeve amerikane. Në Revolucionin Islamik të 1979-ës, një grup studentësh sulmuan ambasadën e SHBA-së dhe morën peng 52 diplomatë dhe qytetarë amerikanë. Ata u mbajtën peng për 444 ditë, nga 4 nëntori 1979 deri në 20 janar 1981.

Gjatë kësaj kohe në Amerikë ishte president Jimmy Carter, i cili e mbylli drejtimin me një përpjekje të dështuar për të shpëtuar pengjet. Pas tentativave aspak frytdhënëse për të negociuar lirimin e pengjeve, ushtria amerikane u përpoq të realizojë një operacion shpëtimi në 24 prill 1980. I pagëzuar me emrin “Kthetra e shqiponjës”, misioni dështoi. Kjo pasi dy helikopterët amerikanë u rrëzuan, duke sjellë vdekjen e 8 ushtarëve amerikane dhe një qytetari iranian.

Pengjet u liruan në 20 janar 1981, menjëherë pas fjalimit të betimit të mbajtur nga presidenti i sapozgjedhur Ronald Reagan. Ka teori konspirative se  përse Irani e shtyu lirimin e pengjeve deri në atë moment. Sipas akuzave, administrata Reagan e shpërbleu Iranin duke e furnizuar me armë përmes Izraelit dhe duke zhbllokuar asetet monetare të qeverisë iraniane në bankat e SHBA-së. Por, të dyja dhomat e Kongresit amerikan kanë dalë në përfundimin se kjo gjë nuk mund të vërtetohet pasi ka mungesë dokumentacioni.

Pengjet u dërguan nga Irani për në Algjeri, si një simbolikë vlerësimi për ndihmën e qeverisë algjeriane në zgjidhjen e krizës. Marrëveshja u firmos në 19 janar 1981 dhe u vendosën pesë kushte.

  1. SHBA nuk do të ndërhynte politikisht ose ushtarakisht në punët e brendshme të Iranit;
  2. SHBA do të hiqte ngrirjen e pasurive iraniane dhe sanksionet tregtare ndaj Iranit;
  3. Të dy vendet do të përfundonin çështjet gjyqësore midis qeverive të tyre përkatëse dhe qytetarëve, duke përfshirë një palë të tretë ndërkombëtare.
  4. Amerika do të siguronte që vendimet e gjykatës amerikane në lidhje me transferimin e çdo pasurie të ish-Shahut do të ishin të pavarura nga “parimet e imunitetit sovran” dhe do të zbatoheshin;
  5. Borxhet e Iranit ndaj institucioneve amerikane do të paguheshin.

Por, përse u morën peng shtetasit amerikan?

Rreth orës 6:30 të mëngjesit qindra studentë iranian u mblodhën para ambasadës amerikane, ku bënë me dije planin që do të ndiqnin. Zinxhirët që mbanin mbyllur dyert u hapën nga një studente, e cila e fshehu hapësen metalike në çantë.

Në fillim, studentët planifikuan një okupim simbolik, në të cilin ata do të lëshonin deklarata për mediat dhe do të largoheshin kur forcat e sigurimit qeveritar të afroheshin. Kjo u reflektua në pankartat që mbanin në duar, ky thoshin: “Mos kini frikë. Ne thjesht duam të ulemi”. Kur rojet e ambasadës nxorën armët e zjarrit, protestuesit u tërhoqën duke thënë “Ne nuk jemi për dhunë.” Por, pasi u bë e qartë se rojet nuk do të përdorinin armët dhe se jashtë ndodhej një turmë e zemëruar edhe më e madhe; plani ndryshoi.

Lexo edhe :   Do kandidojë për president, Kanye West raportohet se po lufton me bipolaritetin (FOTO)
Lexo edhe :   Do kandidojë për president, Kanye West raportohet se po lufton me bipolaritetin (FOTO)

Sulmuesit i lidhën pengjet dhe i mbyllën sytë, për t’i detyruar më pas të parakalonin para fotografëve. Gjatë ditëve të para shumë nga punonjësit që nuk ishin në ambasadë gjatë pushtimit, ose kishin tentuar të largoheshin; u kapën nga forcat islamike.

Vetëm gjashtë diplomatë amerikanë arritën t’i shpëtonin pengmarrjes. Në fillim u strehuan në Ambasadën Britanike, e më pas në atë Kanadeze. Në një operacion të fshehtë qeveria kanadeze dhe CIA arritën t’i largonin ata nga Irani më 28 janar 1980, duke përdorur pasaportat kanadeze dhe një histori të trilluar sikur ishin një ekuipazh filmi.

Revolucioni iranian solli edhe rrëzimin e qeverisjes së vendit nga Mohammad Reza Pahlavi. Kjo pasi ky i fundit ndoqi një politikë të jashtme pro-perëndimore dhe nxiti zhvillimin ekonomik në Iran. Me rrëzimin nga qeveria Mohammad Reza Pahlavi shkoi në Amerikë për trajtim mjekësor. Dhe kjo gjë ishte një nga shkaqet që mendohet të ketë sjellë edhe sulmin ndaj ambasadës amerikane.

Studentët iranian që kryen sulmin kërkuan që Shah Mohammad Reza Pahlavi të kthehej në Iran për gjykim dhe ekzekutim. Më pak se një vit më pas, 61-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje. Ndër kërkesat e tjera të revolucionarëve iranian ishin që qeveria amerikane të kërkonte falje për ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të Iranit, përfshirë rrëzimin e kryeministrit Mosaddegh në 1953. Si dhe që asetet e ngrira të Iranit në Shtetet e Bashkuara të liroheshin.

Plani fillestar ishte mbajtja e ambasadës vetëm për një kohë të shkurtër, por kjo ndryshoi pasi u bë e qartë se sa popullor ishte pushtimi. Po ashtu sepse Ruhollah Khomeini (lideri suprem në atë kohë) i kishte dhënë mbështetjen e tij të plotë. Sipas tyre mbajtja peng e amerikanëve bashkoi qytetarët iranian dhe kundërshtarët nuk guxonin më të vepronin kundër tyre.

Historia e pengjeve amerikane është rikthyer përsëri në vëmendje pas ngjarjeve të fundit të ndodhura. Ku ish-gjenerali iranian Qassem Soleimani u vra nga forcat amerikane dhe rreziku për hakmarrje nga Irani. Presidenti Trump bëri një deklaratë së fundmi, ku shprehej se “Shtetet e Bashkuara kanë vënë në shënjestër 52 objektiva iraniane të cilat do të goditen. Nëse Irani sulmon amerikanët ose asetet e saj në shenjë hakmarrje’. Duke e lidhur numrin 52 si shenjë për pengjet e marra në 1979-ën. Por, ndërkohë shumë familje amerikane janë të frikësuara për fatin e të afërmve të tyre të cilët ndodhen në Irani./ Përgatiti: Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...