Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Studimi: Pensioni, burimi kryesor i të ardhurave për familjet shqiptare më 2019

6 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pas 30 vitesh ekonomi tregu dhe hapje të tregtisë me botën, sektori shtetëror vijon të jetë furnizuesi kryesor me të ardhura i familjeve shqiptare. Një anketë e Bankës së Shqipërisë në mbi 1200 familje në të gjithë vendin gjeti se, shumica e tyre, mbi 30 për qind kishin si burim të ardhurash pensionin, ndërsa gati 10 për qind e kishin si burim kryesor të ardhurash pagën nga punësimi në shtet.

Banka vëren se përqindja e familjeve që kanë të ardhura kryesore nga pensioni në vitin 2019 pësoi një rritje të konsiderueshme në raport me një vit më parë ( shih grafikun në fund).

Këto zhvillime lidhen me ndryshimin demografik të popullatës dhe rritjen e numrit të pensionistëve nga plakja e popullsisë. Numri i pensionistëve arriti në 635,700 persona vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërorë. Në skemë janë shtuar 14 mijë e 500 pensionistë të rinj, duke bërë që numri i pensionisteve të zgjerohet me 2.3 për qind në raport me një vit më parë.

Gjatë këtij viti vihet re një rënie e të ardhurave nga vetëpunësimi. Të ardhurat nga ky zë  pësuan rënie të konsiderueshme 6-mujorin e parë 2019 sipas të dhënave të anketës. Kjo gjetje mbështet edhe nga zhvillime të tjera në këtë sektori ku numri i bizneseve që mbyllen dhe papunësia është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit.

Banka e vëren se, në familjet e intervistuara gjatë këtij viti kanë rënë ndjeshëm të ardhurat nga emigracioni dhe gjithashtu janë rritur të ardhurat nga burime të “Të tjera”.

Në total numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi/ dhe vetëpunësimi në sektorin shtetëror, privat dhe burime të tjera , ka shënuar rënie si në terma 6-mujorë (me 4.4%), ashtu edhe në terma vjetorë (me 2.3%).

Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash(si qira, interesa bankare etj.) ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar. Në këtë grup familjesh, rreth 56% e tyre deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat nga kursimet (depozita, bono thesari etj.)’ dhe 30% deklarojnë të ardhura nga ‘qiradhënia e pronave’.

Si pjesë e rishikimit të rregullt të kampionit të vrojtuar, për këtë vrojtim është rifreskuar nga INSTAT 20% e kampionit. Në pyetësor, përveç punësimit në sektorin shtetëror dhe privat, si burime të ardhurash listohen dhe: ‘pensioni’, ‘asistencë sociale për papunësi’, ‘emigracioni’ dhe zëri ‘tjetër’, ku përfshihet çdo lloj burimi tjetër që nuk është marrë parasysh në alternativat e dhëna.

Në totalin e familjeve të përgjigjur, rreth 56% banojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit. Analiza në vijim i referohet vetëm familjeve që kanë dhënë përgjigje për secilën pyetje dhe të gjitha llogaritjet janë bërë mbi bazën e totalit të të përgjigjurve. /Monitor

Tags: pensionshqiperistudimvarferi

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Zjarr në zyrat e njësisë bashkiake nr.9 në Tiranë

Skandal te mjekësia/ Me para në dorë, studentja ‘ngelëse’ merr notën që do

Ngjarja në Rrëshen/ Policia vë në dispozicion 20 milion lekë për informatorët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com