I konsideruar si i forti i lagjes 17 në Durrës, ia hodhi paq pasi mjeti i tij shpëtheu nga vendosja e tritolit. Kamerat e ambientit përreth kanë kapur momentin kur një person i paidentifikuar ka vendosur lëndë plasëse në makinën e Lulzim Kastratit.
Në video shihet një person i cili vendos tritolin në mjetin e inspektorit të Durrësit, dhe ikën me vrap. Ai afrohet në gomën e parë të ‘Benzit’ duke instaluar lëndën plasëse, ndërsa është favorizuar nga fakti që nuk ka patur lëvizje në rrugë.
Për fat të mirë nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona në polici, që dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen.