Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

SPAK-u, ose ndryshe: Drejtësia ka nisur të funksionojë

14:11 | 03/09/2021
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
SPAK-u, ose ndryshe: Drejtësia ka nisur të funksionojë

Nga: Artur Ajazi

Shqiptarët menduan dhe besuan, (por edhe nuk u zhgënjyen) se nga krijimi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, do të vihen në vend padrejtësitë 30 vjeçare të politikës dhe qeveritarëve. Ata besojnë dhe janë shpresëplotë se, ata që qysh nga 1992 nisën të vjedhin, shkrijnë dhe shesin për skrap mallin e popullit dhe mbushën xhepat duke u bërë milionerë, dhe që vazhduan të vjedhin, do të marrin dënimin e duhur. Në klasën politike shqiptare, ka sot një shtresë të konsiderueshme milionerësh, si askund tjetër në vendet postkomuniste.

Askush nuk e kishte menduar se, pas ndryshimit të sistemit (ku “demokratët” u turrën si bisha për kafetë e Nexhmijes) do të krijohej klasa e milionerëve të rinj. Ata që erdhën në pushtet pas Marsit të 1992, dhe që ikën me turp në 1997 me revolta popullore, kishin qenë  “ustallarë” të vjedhjeve, zhvatjeve, shkatërrimit, dhe veseve më të shëmtuara të pushtetit. U shit dhe shkri flota detare, u shitën dhe shkrinë avionët, tanke, armë dhe municione, u shkatërruan me urdhër uzina, fabrika dhe kombinate, u vodhën depot, thesari  dhe tunelet e vendit, u shitën pasuritë, u përvetësuan troje dhe toka në male, fusha dhe bregdet.

Ç’nuk ju bë këtij populli, këtij vendi, aq sa përfituesit e miliona dollarëve dhe eurove, sot kanë biznese në pothuajse çdo vend të Europës. Babëzia u shtri edhe në “bazë”, ku u ngrit me shpejtësi rrufe, “klasa militante” e milionerëve të atyre që ishin kryetarë komunash dhe bashkish, ish-ministra dhe zv/ministra, dhe që sot e kësaj dite bredhin kapardisur majë makinave dhe avionëve, pa u hyrë gjembi në këmbë. Ndryshimi nisi pas 2013. Ndryshimin e kërkoi dhe realizoi Edi Rama. Askush nuk mund të thotë asnjë çerek fjale, kundër këtij konstatimi. Reforma në drejtësi ishte fitore e tij, Vettingu ishte këmbëngulje e tij, ngritja e SPAK-ut, gjithashtu ishte një sukses i tij, dhe padyshim duke patur përkrahjen dhe mbështetjen amerikane. Fillimi ishte disi kaotik, disi i vështirë, pasi askush nuk e mendonte se “peshku i madh”, lubia e pushtetit dhe parasë, dhe shefi i të panginjurve me pasuri, do të binte në “rrjetën e amerikanëve”, që prej vitesh i kishin pergatitur dosjen e zezë.

Tanimë është rradha e SPAK-ut, dhe askujt tjetër ti tregojë vendin atij dhe atyre pas tij, por edhe tu prezantojë shqiptarëve “kryedemokratin e lirisë dhe demokracisë”, siç ka qenë në realitet. Ti tregojë shqiptarëve, bëmat, mëkatet dhe krimet e çdo kolori, të një njeriu  dhe klanit të tij, që kanë drejtuar shtetin dhe partinë, përmes një bande hajdutësh dhe të inkriminuarish. Askush deri më sot, asnjë gjykatë apo prokurori, nuk ka dhënë drejtësi për vjedhjet e pasurive, për shitjet e hidrokarbureve shqiptare Serbisë gjatë viteve të luftës në ish-Jugosllavi, askush deri më sot nuk hetoi dhe dënoi dhunuesit dhe vrasësit e revoltave të fajdeve, dhunuesit e zgjedhjeve të 26 Majit 1996, nxitësit e përçarjes krahinore mes shqiptarëve, askush nuk dha drejtësi për 26 të vrarët e Gërdecit, për 21 Janarin, askush nuk u ka prekur fijen e parave, atyre që kanë vila dhe pasuri në Europë dhe deri në SHBA, të blera me taksa shqiptarësh.

Drejtësia më parë duhet të kalojë nga SPAK, si e vetmja strukturë ligjitimi, e reformuar, e pergatitur dhe perfeksionuar, në përballjen me “peshkaqenët” e korrupsionit dhe krimit shtetëror. Ka ardhur koha, që askush nuk duhet t’ja hedhë duke tundur mandatin, postin, apo dhe turrën e parave të vjedhura. Ka ardhur koha që qelitë e ftohta, të mbushen jo me vjedhës celularësh çorapegrisur, por me hajdutë pronash dhe milionash të këtij populli kaq bujar. Eshtë një premtim i dhënë nga Edi Rama, që ka nisur të bëhet realitet, “drejtësi dhe barazi para ligjit për çdo politikan dhe pushtetar që ka konsumuar vepra të rënda penale”.

Tags: Artur AjaziSPAKVETTINGU

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
Hapet një tjetër tunel te “Shqiponja”, ja si do devijojë trafiku

Hapet një tjetër tunel te “Shqiponja”, ja si do devijojë trafiku

Universitetet e Berlinit e heqin gati komplet mishin nga menuja

Universitetet e Berlinit e heqin gati komplet mishin nga menuja

Greqi/ “Nuk më njohu”, djali i merr jetën të ëmës

Greqi/ "Nuk më njohu", djali i merr jetën të ëmës

JU REKOMANDJOMË

Parlamenti ‘pasurohet’ me një parti të re në shtator, zbulohet themeluesi i saj

Parlamenti ‘pasurohet’ me një parti të re në shtator, zbulohet themeluesi i saj

3 vjet ago
Turp, turp, turp, servila!/Dorëzohen studentët: Kemi marrë kërcënime

Turp, turp, turp, servila!/Dorëzohen studentët: Kemi marrë kërcënime

4 vjet ago
Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit

Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit

3 vjet ago
Rama: Vetëm ne mbajtëm premtimin për Rrugën e Arbrit

Rama: Vetëm ne mbajtëm premtimin për Rrugën e Arbrit

5 vjet ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com