Një 48-vjeçar me probleme të shëndetit mendor vrau nënën e tij të moshuar, dhe më pas njoftoi vetë policinë. Ai kishte vrarë të ëmën se nuk e kishte njohur. Ngjarja ka ndodhur në Keratea, Greqi.
Djali me probleme psikologjike, nuk mund ta kuptonte që nëna e tij nuk mund ta njihte më. Në mendjen e tij “të turbullt” ai mendoi se mënyra për ta “shpëtuar” atë ishte një; duke i marrë jetën. E ndjera, 86-vjeç, kishte shpëtuar nga zjarret e rëna në muajin gusht, e ndërsa dje djali i mori jetën.
Dje në mesditë, ndërsa nëna e tij ishte në shtrat, 48-vjeçari kaloi në fazën e fundit të planit të tij të sëmurë. Ai kapi një thikë kuzhine, iu afrua dhe e theri në qafë, duke i marrë jetën gruas që e kishte sjellë në jetë. Më pas ai mori telefonin dhe thirri policinë, duke thënë me zë të ftohtë se sapo kishte vrarë nënën e tij.
Vrasësi i tha policisë së sigurisë se bëri gjithçka që mundi, sepse nuk mund ta shihte nënën e tij në këtë situatë. “Ajo ishte shtrirë në shtrat. Ajo kishte demencë dhe nuk më njohu …”, tha ai dhe më pas përshkroi se si ai papritmas kapi thikën dhe me një goditje në fyt e vrau.
Burimi i lajmit: Protothema. Përshtatur nga Tirana Today