Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mitingu që provoi se Berisha është një pakicë në opozitë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mitingu që provoi se Berisha është një pakicë në opozitë

Nga: Mero Baze

Mitingu i sotëm i Sali Berishës është një nga ato rastet që i shkon shumë fjala e urtë popullore, “të vësh vetulla e të nxjerrësh sytë”. Është rasti kur njeriu e pëson pasi beson gënjeshtart e veta dhe e pëson.

Gënjeshtra e parë që besoi Sali Berisha ishte ajo që e mendonte veten shumicë në PD. Duke përdorur një kauzë të ndjeshme, siç janë kauzat nacionaliste, ai shpresoi të bëj një shou publik për të treguar se është një shumicë opozitare në vend.

Në fakt mitingu provoi se aq sa ishin mbledhur nuk ishin as sa një e njëzeta e mitingut të fundit të PD para 25 prillit, kur ishin të gjithë bashkë. Po të shtojmë faktin që shumë nga ata që ishin në shesh, ishin dhe të LSI, mund të themi qart sot se Berisha provoi është se pakicë brenda elektoratit të PD dhe mbështetësve të saj. Ata e braktisën dhe nuk shkuan pas tij. Përpjekja e tij për ti manipuluar me tematika “patriotike” siç është vizita e Vuçiqit në Tiranë, nuk funksionoi, duke i bërë kështu një nder që nuk e meriton dhe Vuçiqit.

Gënjeshtra e dytë që ka të bëj me militantët e partisë së tij, është pushtimi i selisë. Është e dyta herë që Berisha çon njerëz në oborrin e PD, me dyer të hapura, dhe ikin me bisht në shalë. Kjo ndodhi të shtunë, por ndodhi dhe sot. Vet Berisha kur pa pjesmarrjen e ulët në oborr të PD, nuk shkoi fare aty, por shkoi drejt e në miting në bulevard.

Nga një ultimatum që do merrte selinë që ditën e shtunë, Berisha po e kthen “sulmin mbi seli” si një objektiv kohor pa afat. Kjo ka koston e saj tek ata që e besuan se vërtet do ta pushtonte selinë qysh të shtunën. Dhe prej kësaj gënjeshtre po e pson.

Gënjeshtra e tretë i doli në fund të mitingut, ku zakonisht liderët flasin për suksesin e mitingut. Berisha në fund të mitingut nuk kërcënoi më as Vuçiqin, as Edi Ramën, por Lulzim Bashën, duke e kërcënuar se duhet ta njoh si shumicë. Pra pa dashje zbuloi atë që dinë të gjithë, që nuk ishte një miting kundër Ramës dhe Vuçiqit, por një miting kundër Bashës. Por meqë gjithçka nuk shkoi siç donte ai, në fund e humbi qetësinë dhe zbuloi përse I kishte thirrur njerëzit në shesh, duke paralajmëruar Bashën se duhet të respektojë “shumicën” e tij.

Pas mitingut, bilanci i tij është dhe më i keq se para mitingut. Pas mitingut, ai është një populist i braktisur, një kandidat për kryetar PD që nuk e njeh njeri, dhe një shantazhues pa dhëmbë në gojë, që mendon se duke kërcënuar, do të ketë sukses.

I vetmi sukses i tij ishte gjesti i një militant që i këputi një copë flamurit të Serbisë, mbi një shtyllë. Por dhe për atë mund ta gjejë belaja në shtëpi, se e pret një grua që e ka flamurin e atdheut të saj dhe nipat e mbesat që e kanë flamur të të parëve të tyre.

Tags: Berishamero bazemiting

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Përjashtohet konkurrenti i “Për’puthen”, sapo ishte prezantuar në publik

Përjashtohet konkurrenti i “Për’puthen”, sapo ishte prezantuar në publik

Kreu i OBSH-së i shqetësuar me rritjen e infektimeve, ja çfarë paralajmëron

Kreu i OBSH-së i shqetësuar me rritjen e infektimeve, ja çfarë paralajmëron

Turqia kërcënon Greqinë: Po na detyroni të pushtojmë Selanikun (FOTO-VIDEO)

Turqia kërcënon Greqinë: Po na detyroni të pushtojmë Selanikun (FOTO-VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com