E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Turqia kërcënon Greqinë: Po na detyroni të pushtojmë Selanikun (FOTO-VIDEO)

Vitet që duhet të punojë shtetasi turk për të blerë çantën dhe orën e Emines, bashkëshortes së presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, i ka llogaritur faqja turke boldmedya.

Kostoja e çantës Hermes prej 50 mijë dollarësh të Emine Erdogan, po rritet në mënyrë eksponenciale.

Çanta dhe ora…

Ndërsa në fillim të vitit, një punëtor me pagë minimale për të blerë një çantë Hermes duhej të punonte 132 muaj, pas rritjes së valutës iu desh të punonte 208 muaj (17.5 vjet).

Punëtori me pagën minimale, për të marrë një çantë Hermes duhet të punojë edhe 6.5 vjet shtesë. Emine Erdogan, e cila njihet se mbyll dyqanet jashtë vendit për vete, për shkak të pasionit të saj për luksin, mban një orë dore Chopard me çmim 30 mijë euro.

Në fillim të vitit, për ta blerë me një rrogë minimale, një person duhej të punonte 97 muaj dhe tani pas goditjes së monedhës, duhet të punojë 140 muaj (12 vjet).

… Njerëzit dhe mbeturinat…

Në të njëjtën kohë, një video tregon njerëzit që marrin ushqimin nga plehra.

Në videon që vijon, një qytetar e informon gazetarin se kush janë ata që mbledhin ushqime nga plehrat…

… Ose nacionalizmi turk

‘Zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve’ është për të mirënjohurin Gigit Bulut, një nga këshilltarët kryesorë të Erdoganit dhe anëtar i Këshillit Presidencial të Politikave Ekonomike, pushtimi i Trakës dhe pse jo edhe i Selanikut.

Në fund të fundit, ai ka shkruar në një postim në Twitter: “Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar”.

Duke dashur të demonstronte rënien e regjimit, intelektuali i njohur turk në internim Mehmet Efe Çaman, interpretoi deklaratat e trishtueshme të Bulutit.

“Kryekëshilltari i Erdoganit, z. Bulut, po kërcënon botën me zgjerim lidhur me zhvlerësimin e vazhdueshëm të paundit”, tha zoti Caman, duke cituar Bulut.

Burimi i lajmit: IN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...