Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Misioni i ri i NASA-s për të dërguar anije hapësinore në Mars

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant

Ulja në Mars është pjesa më e rrezikshme dhe e vështirë e dërgimit të një anijeje hapësinore në planetin e kuq.

Koha që duhet për t’u ulur në sipërfaqen marsiane, është përshkruar shpesh si “shtatë minuta terror”.

Anija hapësinore Perserverance, që u nis më 30 korrik, është përpjekja e radhës për një mision në Mars.

Për fat të mirë, NASA do të përdorë një metodë uljeje që është provuar e suksesshme, por kjo nuk do ta bëjë uljen më pak sfiduese.

Në ndryshim nga Toka që ka një atmosferë të dendur dhe kështu astronautët që kthehen, mund të përdorin edhe parashuta për të ngadalësuar uljen në sipërfaqe, atmosfera e Marsit është shumë e rrallë.

Kjo do të thotë që inxhinierët duhet të përdorin një kombinim teknikash, për ta ngadalësuar shpejtësinë e anijes nga afro 20 mijë kilometra në orë dhe për ta ulur në sipërfaqen e Marsit.

Shumë misione hapësinore në Mars kanë dështuar, përfshirë anije që kanë shpërthyer, janë djegur ose janë përplasur në sipërfaqen e tij.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur me sukses anije hapësinore, në tetë misione të suksesshme, duke filluar me dy sondat Vikings në vitin 1976.

Por jo të gjitha misionet e NASA-s kanë qenë të suksesshme. Mars Polar Lander u shkatërrua sapo mbërriti në dhjetor 1999.

“Në secilin nga këto misione, periudha nga hyrja në atmosferën e Marsit tek ulja, është karakterizuar si gjashtë ose shtatë minuta tmerr. Është koha e nevojshme për të ulur shpejtësinë nga 12 mijë milje (20 mijë kilometra në orë) në zero. Është një detyrë sfiduese, që kërkon disa lloj teknologjish për të qenë e suksesshme”, thotë Scott Hubbard, ish-drejtor i Qendrës Studimore Ames të NASA-s. former director of the NASA Ames Research Center.

Sondat e NASA-s, Spirit dhe Opportunity përdorën një numër jastëkësh me ajër për zbutur uljen.

Sonda 2020 Perseverancedo të përdorë një metodë që është provuar me sukses me sondën Curiosity në vitin 2012.

Sistemi i këtij misioni përfshin një parashutë, një mjet për ulje dhe një të ashtuquajtur “manovër me vinç nga ajri”, për ta ulur sondën me një kabëll në sipërfaqe në sekondat e fundit.

“Sistemi përfshin hapin e fundit, ku sonda e vendosur në një platformë me raketa do të ulet ngadalë deri në 10 metra mbi sipërfaqen e Marsit dhe pastaj praktikisht do të zbritet si me çikrik dhe sa të prekë sipërfaqen, kabllot do të priten dhe platforma me raketat do të fluturojë dhe do të shpërbëhet”, thotë shkencëtari i projektit, Kenneth Farley.

Shkencëtarja e NASA-s, Bethany Ehlmann, thotë se disa njerëz e shohin këtë sistem me mosbesim.

“Është një produkt i një arsyetimi të kujdesshëm dhe të menduar inxhinierik, sepse në thelb mundëson uljen vetëm të masës që duhet dhe jo gjithë strukturës dhe kjo e bën më pak të vështirë. Është e ngjashme me atë që bëhet në tokë kur helikopterët zbrazin ngarkesën në sipërfaqe”, thotë ajo.

Lajmi nëse ulja ishte e sukseshme apo jo, do disa minuta të merret vesh, sa të arrijë sinjali nga Marsi në Tokë.

“Duhen disa minuta sa ta marrim vesh dhe janë momente shumë të tensionuara. Për anijen Curiosity, kjo periudhë u shoqërua me një heshtje totale. Parashikoj të njëjtën gjë për Perseverance”, thotë Dr. Farley.

Anija hapësinore Perseverance, është më e madhja dhe më e sofistikuara që NASA dërgon në Mars. Ajo pritet të ulet në planetin e kuq më 18 shkurt të vitit të ardhshëm. /Voa

Tags: AnijemisionNASA

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Teknologji

“Chat GPT i rrezikshëm për fëmijët”/ Florida padit OpenAI dhe Sam Altman

22:24 | 01/06/2026
Aktualitet

Krijohet kompania shtetërore “Albania Digital Solution”

11:34 | 29/05/2026
Next Post

Emiljano Shullazi në “41-Bis”, avokati: Do ta kundërshtojmë urdhrin

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

“Blijeni këtë lojtar”, zbulohet propozimi i CR7 për drejtuesit e Juves







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com