Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inivacionit, Delina Ibrahimaj në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.
“Kemi rritur dhe ngritur infrastrukturën digjital. Kemi ngritur e-Albania e cila ka 3.4 milionë përdorues. Kemi ndërtuar databazat, të cilat janë 70. Kemi ndërtuar infrastrukturën për identitetin elektronik. Përmes e-Albania ndër vite janë marrë 58 milionë shërbime publike.
Te gjitha këto janë element që shkojnë në shkurtimin e kostot dhe të kohës për qytetarët. Transformimi digjital ka sjellë më shumë transparencë dhe më pak korrupsion. Në çdo aplikim dokumentet apo vendimmarrjet lënë gjurmë.
Kjo është një meritë e padiskutueshme e AKSHI-t dhe stafit të saj. Pra sot Shqipëria konsiderohet një histori suksesi, duke u renditur i 8 në Europë për shërbimet digjitale dhe duke u renditur e 11-ta në botë. Në të njëjtën kohë ritmi i shërbimeve është shumë më i shpejtë se më parë”, tha ministrja Delina Ibrahimaj.
Lajmi në përditësim…












