Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Mish-mashi” Berisha

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artur Ajazi

Në kampin kryesor opozitar, gjërat nuk po ecin siç kishte parashikuar Lulzim Basha pas 25 Prillit. Ndryshimi i deklaratave post-humbjes së 5 rradhazi, presioni amerikan dhe së fundi vendimi për Sali Berishën, kanë prishur “balancat” brënda asaj partie. Pikërisht në kohën kur Partia Demokratike duhej të ishte promotore e nismave dhe aksioneve opozitare në Parlament (siç kishte paralajmëruar ai) ajo gjendet në një “mish-mash” të paparë struktural, funksional, dhe politik.

Vijën drejtuese dhe drejtimin ideologjik në atë parti, duket sikur e kanë ndarë mes tyre, Berisha dhe Basha. Kjo për faktin sepse, nuk i dihet se cila do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike,e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës,ende nuk dihet në do të funksionojnë “fraksionet në gjirin e partisë” së bërë copë-copë. Sidoqoftë, në këtë “mish-mash” të krijuar nga papërgjegjshmëria e ish-kryeministrit dhe pazotësia e kryetarit aktual, Partisë Socialiste ka zgjedhur të mos jetë as këshilluese as palë, duke u marrë me punët dhe projektet e ndërtimit dhe zhvillimit të vendit. Situata në të cilën është zhytur partia e vetme opozitare në Shqipëri, ngjet me kaosin pas një tërmeti, ku gjithkush turret të marrë diçka, apo të shkojë me dikë për të qenë i sigurtë.

Berishën nuk e shqetëson fati i asaj partie, por fati i së nesërmes, fati i pasurive dhe rreziku i ndëshkimit ligjor. Klasa politike e 30 viteve të tranzicionit në Shqipëri, është e akuzuar, e denoncuar dhe inkriminuar, aq sa do të duheshin qindra procese gjyqsore për të dënuar “peshkaqenët dhe balenat” e korrupsionit. Partia Demokratike e Sali Berishës (dhe jo e dhjetoristëve) ishte e para forcë politike në Shqipëri, që “injektoi” në administratën publike dhe sektorët e zhvillimit ekonomik, mentalitetin e korrupsionit, vjedhjes, abuzimit, dhe ndëshkimit të kundërshtarit politik. Ajo ishte partia e parë që fatkeqësisht mori pushtetin postdiktaturës, nën flamurin e “liri-demokracisë”,që shpiku dhe futi korrupsionin në tendera, korrupsionin në investime, korrupsionin në ekonomi, polici, ushtri, ministri, drejtësi, duke keqpërdorur misionin qeverisës dhe votën e shqiptarëve.

Ajo ishte partia e paramilitarëve, e shikasve, që rrihnin dhe vrisnin gazetarë, qytetarë, kundërshtarë politikë të atij regjimi,dhe mbroheshin nga bajraktari  dhe sulltani  Sali Berisha. Rruga përmes së cilës ka ecur Partia Demokratike në 3 dekada trancizion, është e mbushur me mëkate dhe llum, aq sa do të duhej, jo vetëm shkrirja dhe rithemelimi i saj si forcë politike, por dhe një “Nuremberg” i cili të demaskojë dhe dënojë mëkatarët, që sot i janë turrur sërish rrugës së pushtetit. Lidershipi i PD-së, e di fare mirë, se perse ky popull nuk dëshiron të qeverises më nga familja Berisha, dhe “proamerikani” Basha.

Kush nuk pranon realitetin e një humbjeje, është i destinuar të kthehet në humbës kronik, të humbë sensin e ndryshimit dhe përmirësimit,dhe të shkojë drejt rrënimit përfundimtar. Kjo e sotmja, është një PD, e mësuar të mos njohë humbjet  dhe humbësit e saj, e mësuar  ti largohet realitetit. Kjo ka sjellë “mish-mashin” në atë parti, krijuar nga Sali Berisha dhe jo vetëm ai. Përplasja Berisha-Basha, është e pashmangshme, jo vetëm në vendimin për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por ajo do të shkojë edhe më tej.Kemi një ish-kryetar që është vetquajtur “lider historik”, dhe një kryetar të zgjedhur me votë, që mundohet të qëndrojë stoik, edhe pse e di fare mirë, se partia po shkon në rënie të lirë. Ajo që i mbetet Lulzim Bashës, është të presë ç’do të bëjë Berisha, dhe pastaj të vendosë fatin e tij…

Tags: Artur AjazibashaBerisha

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Ndryshimet klimatike/ Kompanitë e naftës do dëshmojnë në Kongres

Qindra breshka deti ngordhin në Meksikë

Rusia mbyllet për 9 ditë, Putin urdhëron qytetarët të mos dalin në punë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com