E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

Miratimi i platformës në Kosovë, Vuçiç: Kundër dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka paralajmëruar se do të marrë masa kundër veprimeve në Prishtinë.

Këtë deklaratë, Vuçiç e bëri gjatë një takimi me numrin tre të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksës.

Sipas presidentit serb, masa do të merret në një periudhë të shkurtër kohore, ndërsa u ankua edhe mbi platformën e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, të cilën e cilësoi si një platformë që nuk lë vend për negociata dhe është kundër vazhdimit të dialogut.

“E kam paralajmëruar prej kohësh Mogherinin dhe ekipin e saj se miratimi i asaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe për këtë arsye ajo si e tillë është kundër dialogut, sidomos kur ka refuzim kokëfortë të Prishtinës për të shfuqizuar taksën ndaj produkteve serbe që është e paarsyeshme dhe e dëmshme”– ka thënë Vuçiç shkruan B92.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...