E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Në Prishtinë protestohet, marshim masiv për 8 Mars

Burra, gra, pleq e të rinj marshuan këtë të premten rrugëve të kryeqytetit të Kosovës për 8 Marsin. Edhe sivjet, aktiviste e aktivistë të kolektivit “Marshojmë s’festojmë” e shënuan “Ditën e Gruas” me protestë duke kërkuar barazi gjinore.

Ata thanë që sot nuk festojnë sepse qytetarët në Kosovë dhunohen e poshtërohen çdo ditë nga patriarkati i institucionalizuar në të cilin jetojnë. Bislim Morina kishte ardhur në Prishtinë sot nga fshati Senovc i Rahovecit që të bashkohet me protestuesit, të cilët po kërkonin drejtësi gjinore dhe vlerësim të barabartë, shkruan RTK.

61 vjeçarit i kishte vdekur e bija, Antigona, në vitin 2011, tre ditë pas martesës. Sot Morina tha se nuk ka drejtësi për vajzën e tij, për të cilën, tha se është vrarë nga burri i saj. Morina: Nuk ka pas drejtësi për vajzën time.

“E kam në zemër vajzën time në 2011, 29 vjeçare nuse e tre dite, ma ka mbyt burri. Nuk kam pas drejtësi në Kosovë, as prokurori, as gjyqësi, as polici që më ka përkrah e kanë lyp që të drejtën e saj me qitë në dritë”, tha ai.

Andaj ai sot i është bashkuar protestës për të drejtat e grave. Ai tha se nuk do të ndalet derisa të ketë drejtësi.

Morina: Nuk do të ndalem derisa të ketë drejtësi

“Sot kam ardh vullnetarisht me iu bashkangjit këtyre motrave, nënave, çikave, sepse jam prind ,jam 61 vjeç, dhe nuk do të ndalem deri në fund me pas drejtësi si unë, si shoqja ime, si reja ime, si çika ime, mbarë populli shqiptar me pas drejtësi si femra si mashkulli, sepse femra është e pambrojtur, është e shtypur”, tha ai.

Qindra protestues në mes tyre aktivistë të shoqërisë civile, organizatave të ndryshme që mbrojnë të drejtat e njeriut, e qytetarë u mblodhën në mesditë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe marshuan drejt memorialit “Heroinat”.

Nën brohoritjet “Edhe ne e kemi ba shtetin”, ata vendosën një mbishkrim me të njëjtën fjali pranë memorialit. Marshi vazhdoi edhe para stacionit të Policisë së Kosovës, nëpër rrugët kryesore për t’u ndalu pastaj para institucionit ligjvënës të Republikës së Kosovës. Para Kuvendit të Kosovës, ata kërkuan të drejta në punë, pushim të lehonisë, pushim prindëror edhe për burra e jo veç për gra, kontrata të punës e sigurim shëndetësor.

Aktivistja Adelina Tërshani tha se sivjet kanë vendosur që të fokusohen në rastet e dhunës, meqë siç tha ajo është pare se po ndodhin edhe prej institucioneve që e kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët. Tërshani: Në këtë protestë kemi vendos me i dhënë fokus të veçantë dhunës

“Historikisht gjithmonë i kemi adresuar problemet që gratë i hasin në tregun e punës, por këtë vit kemi vendosë që me i dhënë fokus të veçantë edhe dhunës që po ndodh ndaj grave dhe vajzave, dhe ngacmimeve seksuale  qysh edhe e kemi pa po ndodhin edhe prej institucioneve që e kanë për detyrë me na mbrojt neve”, tha ajo.

Pjesë e protestës ishte edhe Shukri Retkoceri nga Ferizaj, një njeri i moshuar i cili tha se ka dalë të mbrojë të drejtat e grave. Retkoceri: Sot gruaja shqiptare po malltretohet

“Për fat të keq sot, gruaja shqiptare malltretohet, rrahet, dhe vrahet. Gruaja është shtylla e shtëpisë, boll më dhuna ndaj gruar, boll më dhuna ndaj gruas, boll më dhuna ndaj gruas”, tha ai.

Në protestën “Marshojmë s’festojmë”, u kërkua trajtim i drejtë dhe i dinjitetshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim gjinie, etnie, aftësie, moshe, vendbanimi, religjioni, gjuhe, orientimi seksual e identiteti gjinor. Ata deklaruan se po i thonë jo seksiszmit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...