Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Miratimi i ligjit për pronat, reagon Ministria e Jashtme greke

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miratimi i ligjit për pronat, reagon Ministria e Jashtme greke

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Kuvendi miratoi pak ditë më parë me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim, Ligjin për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë, për të cilin në vitin 2018-të u kërkua edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Miratimi i ligjit është konsideruar si një “zgjidhje pa marrë parasysh vlerat dhe të drejtat themelore”.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, Shqipëria bëri një zbatim të pjesshëm të opinionit të Venecias, ndërsa thekson se “përkundër përmirësimeve të caktuara të bëra në momentin e fundit, problemet kryesore mbeten në ligjin e miratuar”.

“Sanksionimi i kësaj të drejte do të përbëjë gurin e provës, në kontekstin e marrjes së vendimeve për hartimin e kuadrit negociues dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë”, shkruhet mes të tjerash në reagim, shkruan “Panorama”.

Reagimi i plotë: “Miratimi i ligjit për çështjet e pronave nga Parlamenti shqiptar është një mundësi e humbur për një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë të një problemi që ka shqetësuar qytetarët shqiptarë, përfshirë anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek.

Autoritetet shqiptare zgjodhën të dilnin me një “zgjidhje” pa marrë parasysh vlerat dhe të drejtat themelore. Ata zgjodhën një zbatim të pjesshëm të Opinionit të Komisionit të Venecias të 14 tetorit 2019, i cili zbuloi se dispozitat e projektligjit janë të paqarta dhe të papajtueshme me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se zbatimi i tyre do të shkaktojë shkelje të të drejtës së pronësisë.

Përkundër përmirësimeve të caktuara të bëra në momentin e fundit, problemet kryesore mbeten në ligjin e miratuar.

Ne presim që autoritetet shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive të drejtën e pronësisë dhe pronës, një çështje që është në thelb të ligjit të Evropës.

Sanksionimi i kësaj të drejte do të përbejë gurin e provës, në kontekstin e marrjes së vendimeve për hartimin e kuadrit negociues dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërinë”.

Tags: grekeligjministriprona

TË LIDHURA

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama
Aktualitet

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama

10:39 | 07/04/2026
Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar
Aktualitet

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar

10:33 | 07/04/2026
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

10:07 | 07/04/2026
Next Post
Koronavirusi/ Reagon Presidenca: Kemi ngritur Task Forcë

Koronavirusi/ Reagon Presidenca: Kemi ngritur Task Forcë

Si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri? Flet mjeku

Si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri? Flet mjeku

“U dha dorën të gjithëve në varrim”/ Detaje për personin me koronavirus

“U dha dorën të gjithëve në varrim”/ Detaje për personin me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama
Aktualitet

Enno Bozdo: Kompanitë e çunave të AKSHI-t përftojnë lehtësira fiskale nga Rama

by mirseda
10:39 | 07/04/2026
0

Deputeti Enno Bozdo ka zhvilluar një komunikim për mediat. Ai ka akuzuar qeverinë për krijimin e një...

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar

10:33 | 07/04/2026
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

10:07 | 07/04/2026
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

10:06 | 07/04/2026
Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

09:55 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com