E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Koronavirusi/ Reagon Presidenca: Kemi ngritur Task Forcë

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se është ngritur një Task Forcë në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së koronavirusit.

Blushi njofton se Task Forca drejtohet nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri.

Postimi i zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi: “Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

📌 Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

📌 Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

📌 Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:
📌 [email protected]

Si dhe në dy numrat celularë:
📱+355693435861
📱+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...