E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri? Flet mjeku

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për “A2CNN” ka treguar se si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri.

Sipas mjekut bëhet fjalë për 28-vjeçarin i cili ka infektuar edhe të atin.

Pipero tha se pacienti kishte shkuar fillimisht në një spital privat pasi kishte menduar se kishte grip sezonal.

“Personi i parë ka shkuar në një institucion jopublik pasi mendonte se kishte grip. Edhe pse vinte nga Italia, nuk e dimë sa informacion ka pasur në lidhje me mënyrën se si duhet të vepronte. Më pas, është dyshuar se mund të jetë një rast koronavirusi dhe është nisur menjëherë në kushte maksimale sigurie në Qendrën Spitalore Universitare”, tha Pipero.

Ky i fundit theksoi në vijim se një person i prekur nga koronavirusi është pothuajse e pamundur të dallohet në kufi nëse nuk ka shenja klinike ose nëse vetë ai nuk vetëdeklarohet se vjen nga një zonë e prekur nga virusi:

“Nuk mund të kapet më herët nëse pacienti nuk ka shenja klinike ose vetë pacienti nuk vetëdeklarohet që vjen nga një zonë me intensitet virusi. Në pika kufitare mund të matet vetëm temperatura dhe nëse ka temperaturë, i bëhet një pyetësor personit. Pavarësisht masave të marra në pikat kufitare, pa shenja klinike nuk identifikohet dot. Është e rëndësishme që një person të bëjë veprimin më të mirë: të marrë në telefon 127 dhe jo të shkojë në qendër shëndetësore. Kjo, për të shmangur kontaktet me njerëzit”.

Lexo edhe :   Koronavirusi/ Brataj e pranon: Varianti Delta ka ardhur në Shqipëri
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...