Mijëra shqiptarë po mblidhen para Kryeministrisë, për të nisur protestën e opozitës që nis në orën 11:00, ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama.
Ky i fundit, duket se ka kërkuar një shtim të masave pas incidenteve të ndodhura në protestën e një muaji më parë në të njëjtin vend.
Tashmë Policia e Shtetit ka blinduar derën e Kryeministrisë, ndërsa Rama duket se është larguar i qetë nga Tirana. Kjo pasi ai nuk ndodhet në kryeqytet, pasi sot ka zgjedhur që të takohet me qytetarë të Lushnjes.
Kryeministri ka postuar një video live në Facebook, ku shfaqet në biznesin e një gruaje në Lushnje.
“Në sipërmarrjen e një gruaje eskportuese që u jep punë 1200 burrave”, shkruan Rama.