Shqipëria

Meteorologia: Ja kur do të “rikthehet” vera

               Publikuar në : 14:29 - 11/07/19 user tir

Meteorologia e “MeteoAlb” Adiola Bani, ka deklaruar ditën e sotme se moti i kthjellët dhe me vranësira do të na shoqërojë deri në mesin e javës së ardhshme.

“Dje ka pasur një përshkallëzim të erës, sidomos në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe kur ka pasur shira në territor. Madje në momente të veçanta ka arritur me shpejtësi deri në 75 km/h. Kjo ka bërë që edhe të ketë ato problematika, kryesisht në zonat bregdetare, në veri dhe veriperëndim të territorit dhe më pas në zonën jugore. Moti në ditën e sotme do të paraqitet kryesisht i kthjellët dhe pa shi.

Dita e premte, paraditja do të jetë e kthjellët, ndërsa pasditja do të sjellë sërish vranësira në zonat veriore dhe lindore duke sjellë edhe shira lokalë. Gjithashtu edhe fundjava do të paraqitet e paqëndrueshme dhe me vranësira, kryesisht gjatë orës së pasdites. Pritet që kjo situatë, ky destabilitet i motit të paraqitet deri në mesin e javës së ardhshme, më pas do të kemi sërish rikthimin e motit me diell me temperatura 34-35 gradë celcius”, u shpreh Bani për “Report Tv”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT