Stil

Bes Kallaku zë vendin e Ermal Mamaqit në “Tv Klan”


               Publikuar në : 14:31 - 11/07/19 M. S

Ermal Mamaqi pritet të largohet këtë shtator nga “Klan”-i, me gjasë drejt “Top Channel”. Zërat që qarkullojnë në median rozë, bëjnë me dije se aktori i humorit Bes Kallaku do të vijë sërish këtë sezon televiziv me një program të tijin, në prime time bashkë me Olsi Bylykun.

Programi i aktorit të mirënjohur pritet të jetë në orën 20:00. Siç duket, merkatoja e sezonit të ri televiziv është hapur më herët se vitet e kaluara.

Po kështu, “Duplexi” i Turjan Hyskos, do të spostohet në kohë. Pak ditë më parë u mësua përmes rrjeteve sociale se Marina Vjollca do të rikthehet sërish në televizionin “Klan”, por këtë herë krah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në një emision që do të ketë risi dhe prurje në përmbajtje.

Stafi i “BE Caffe”, skenaristi Vangjel Kozma dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e show-t të ri që pritet të nisë në tv “Klan”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT