Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta pret në takim të besuarin e Trump, Berisha var shpresat tek Grenell

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti Meta është takuar me ish-të dërguarin special të SHBA-së për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Kreu i Shtetit njoftonte me anë të rrjeteve sociale se është kënaqësi ta ketë ish-ambasadorin Grenell në Shqipëri dhe në zyrën e tij. “Është gjithmonë kënaqësi të kemi Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet shumë”, shkruante Meta.

Duket se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta, kanë varur shpresat tek Richard Grenell dhe rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, për t’i shpëtuar ofensivës amerikane. Berisha po hedh hapin e radhës, që të heqë “non gratën”. Në lojë është futur diplomati Richard Grenell, për të fituar simpatinë e ish-presidentit Donald Trump. Ky i fundit lakohet se mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, dhe sondazhet e nxjerrin si fitues.

Ish i dërguari i presidentit Trump ka dhënë një intervistë për Radion e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi, ndërsa ndodhet në Shqipëri. Grenell merr në mbrojtje Berishën, ndërsa shprehet se DASH e ka shpallur “non grata” pa prova.

“Mendoj se ky është një skandal i madh, sepse sekretari ynë i shtetit, Antony Blinken, ka tërhequr levat e pushtetit në Departamentin e Shtetit, për t’i ndaluar ish-presidentit, liderit të partisë shqiptare, një parti konservatore, z. Berisha. Atij i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara. Tani, mund ta them këtë pa mëdyshje, nuk kam parë asnjë provë që tregon se atij duhet t’i ndalohet udhëtimi në Shtetet e Bashkuara, që është një sanksion shumë i madh. Dhe nëse ky informacion ekziston, nëse është i ri, atëherë Sekretari i Shtetit duhet t’i përgjigjet kongresmenit Lee Zeldin nga kërkesa e Nju Jorkut për të parë informacionin”, deklaroi Grenell.

Tags: BerishaMetaRichard Grenell

TË LIDHURA

Aktualitet

Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

09:39 | 06/06/2026
Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

09:14 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026
Next Post

'Puç ndaj meje për shpalljen non grata', Berisha dorëzon firmat për Kuvendin

Skandal/50 euro certifikata e vaksinimit, pa e bërë vaksinën

50 euro për një certifikatë vaksinimi, Manastirliu shkarkon mjeken në Lushnje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

by mirseda
09:39 | 06/06/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të...

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

09:14 | 06/06/2026

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026

“Rusia ka zgjedhur përsëri luftën”: Reagimi i Zelensky-t ndaj “jo”-së së Putinit për një takim

09:04 | 06/06/2026

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com