Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Meta nuk e ka falur Ramën që ia nxori partinë nga qeveria, “Bild” rol të çuditshëm…”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Prestigjozja austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull të posaçëm situatës politike në Tiranë, duke vënë theksin te dhuna e protestave të opozitës dhe shtyerjen e Metës ndaj opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga ana tjetër media austriake kujton se këtë gjë, PD e ka bërë edhe para zgjedhjeve të 2017-tës.

Ne fund të shkrimit ‘Der Standard’ shkruan se “Një rol të çuditshëm po luajnë CDU-ja gjermane dhe gazeta “Bild”, që mbështesin interesat e opozitës dhe “në dukje ndihmojnë” politikën e brendshme shqiptare.’’

ARTIKULLI I PLOTE:
Demokratët në opozitë duan të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndërsa Presidenti Meta po përpiqet t’i shtyjë.

Ata hedhin molotov, sulmojnë policinë me fishekzjarre dhe ndezin zjarre në rrugë. Kohët e fundit, ata madje u përpoqën të hynin me forcë në ndërtesën e Kryeministrisë. Mbështetësit e opozitës në Shqipëri kanë dalë në rrugë për të protuestuar, çdo javë që nga muaji shkurt dhe po përdorin gjithnjë e më shumë dhunë në përpjekje për të përshkallëzuar situatën.

Arsyeja për këtë dhunë ka të bëjë me faktin se zgjedhjet lokale janë planifikuar të mbahen më 30 qershor. Megjithatë, Partia Demokratike (PD) e opozitës dëshiron t’i bojkotojë ato, pasi gjithashtu vendosi të djegë mandatet në shkurt. PD këmbëngul se Partia Socialiste në pushtet ka lidhje me persona që dyshohet se manipuluan zgjedhjet e fundit parlamentare. Megjithatë, këto zgjedhje dhe rezultatet e tyre janë njohur ndërkombëtarisht.

Bojkoti i zgjedhjeve për PD nuk është diçka e re. Që në fillim të vitit 2017, Partia Demokratike nuk dëshironte  të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, sidomos sepse e kishte parashikuar humbjen. Në momentin e fundit, ajo pranoi të hynte në zgjedhje, por tani opozita po tregohet më kokëfortë. Ajo kërkon që zgjedhjet lokale të zhvillohen vetëm me kusht që të formohet një qeveri kalimtare paraprakisht, e që të jetë kjo qeveri ajo që të organizojë zgjedhjet.

Gjithashtu, opozita kërkon që disa politikanë socialistë të cilët i akuzon për kryerjen e disa veprave penale të sillen para drejtësisë. Socialistët (PS) duan të mbajnë zgjedhje lokale gjithsesi. Por ndërkohë, Presidenti Ilir Meta mbajti një qëndrim për këtë çështje dhe shtyu datën e zgjedhjeve të shtunën me anë të një dekreti, me justifikimin se po përpiqej të shmangë destabilitetin politik dhe kushtetues.

Në këtë pikë duhet të gjendet një datë e re me anë të negociatave mes palëve, por PS-ja nga ana e saj nuk e pranon masën e Presidentit. Komisioni Zgjedhor gjithashtu e ka hedhur poshtë vendimin e Metës. Ndërsa kryeministri Rama u takua me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker këtë javë, i cili shprehu mbështetjen e tij për zgjedhjet e 30 qershorit.

Përveç kësaj, Rama tani kërkon të shkarkojë presidentin këtë javë me anë të një mocioni në Parlament. Kryeministri thotë se është antikushtetuese që Meta të shtyjë zgjedhjet. Mesa duket qartë, Rama, Meta dhe udhëheqësi i PD-së opozitare, Lulzim Basha, janë në një luftë të ashpër politike midis tyre.

Meta nuk e ka falur Ramën për përjashtimin e partisë së tij, LSI, nga koalicioni qeverises. Ndërsa që nga fillimi i demokracisë në vitet 1990, PS dhe PD kanë luftuar njëri-tjetrin për vdekje.

Problemi më i madh për momentin është se Gjykata Kushtetuese, si të gjitha gjykatat më të larta, nuk mund të veprojë, sepse gjyqtarët mungojnë. Në Shqipëri, këto dy vite, ka pasur një proces të suksesshëm të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja, ku gjykatësit dhe prokurorët duhet të hetohen dhe të largojnë ata që kanë marrë rryshfete ose që janë të nxitur nga interesa politike apo ekonomike.

Pikërisht sepse ky proces  bëri që shumë gjyqtarë dhe prokurorë të largohen nga detyra, është krijuar një vakuum ligjor. Megjithatë ekziston një nevojë urgjente që Gjykata Kushtetuese të qartësojë çështjet ligjore lidhur me zgjedhjet lokale. Për shkak se kjo nuk është e mundur, Shqipëria është në një krizë kushtetuese.

Në këtë situatë, demokratët tani duan të detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen. Nëse socialistët mbajnë zgjedhje lokale më 30 qershor, ata kërcënojnë që do të krijojnë dhunë në rrugë. Disa policë dhe protestues tashmë janë plagosur gjatë protestave të mëparshme të opozitës.

Një rol të çuditshëm po luajnë CDU-ja gjermane dhe gazeta “Bild”, që mbështesin interesat e opozitës dhe “në dukje ndihmojnë” politikën e brendshme shqiptare. Demokratët në Shqipëri, si CDU-ja, i përkasin Partisë Popullore Europiane (EPP). Gjithashtu është e rëndësishme që pa pëlqimin e CDU-së Shqipëria nuk mund të fillojë negociatat e anëtarësimit dhe kështu PPE-ja ka një mjet të fuqishëm në duart e saj.

Gjithsesi, viktima më e madhe e këtyre intrigave politike të PPE-së është Maqedonia Veriore. Për shkak se CDU-ja ka refuzuar, kundër të gjitha rekomandimeve dhe refuzon të pranojë të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, duke e vënë në rrezik besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

“Shqiptarja.com”, Artikulli origjinal:

https://www.derstandard.de/story/2000104767574/gefaehrliche-eskalation-vor-wahl-in-albanien

Tags: BildçuditshëmfalurgazetaMetanxoripartinëQeveriaRamënrol

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Next Post

PS nuk ndalet, kërkon shkarkimin e Metës/ Ministri: Deri më tani janë mbledhur 51 firma

"Lulzim dil nga zyra! Priju qytetarëve! Ca teveqel mëhalle u bënë deputetë"

Rama i përgjigjet Metës: Katër aventurierët do digjen në sytë e shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com