E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Meta krahason Ramën me Hitlerin: Edhe ai kështu e instaloi diktaturën e tij

Presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretin e parë kundër “ligjit për betimin te Lana dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

Në fjalën e tij në podium, Meta deklaroi se është detyra e tij që të mbrojë Kushtetutën. Kreu i shtetit shtoi se do jetë ai i pari në atë që e konsideroi “luftën kundër grushtit të shtetit”.

Më tej ai krahason kryeministrin Rama me diktatorin e Gjermanisë, Adolf Hitlerin, duke theksuar se edhe ai nëpërmjet ligjeve antikushtetuese e instaloi diktaturën.

“Edhe Hitleri nëpërmjet ligjeve antikushtetuese, e instaloi diktaturën e tij. Kur populli ka frikë nga qeveria, aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, ka drejtësi. Diktaturat mund të ndërrojnë fytyrë, por ato mbeten të njëjta, armike të drejtësisë, armike të lirisë.

Është detyra ime të mbroj kushtetutën, shtetin e së drejtës, të garantoj shtetin laik, ku edhe gruaja të jetë e barabartë me burrin, si në jetën publike dhe atë profesionale dhe të mos i marrim gratë në qeveri për t’i përdorur për falsifikim. Është detyra ime si kryetari shtetit të jemi ia pari në luftën kundër Grushtit të Shtetit.

Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë botën demokratike. jam i lumtur që populli ka në këtë shesh popullin e kushtetutës. Para se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetuës për betimin te lana, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kërkojë vullnetin tuaj, kush është pro të ngrejë dorën, vdekje grushtit të shtetit.

Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës. Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha ai.

Lexo edhe :   Pritet riatdhesimi i 14 fëmijëve dhe 5 grave nga kampi famëkeq i Sirisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...