Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta: Konkluzionet e KSHH çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYE-KÇK-së

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“A do ta dekretojë Presidenti ‘anti-shpifjen'”/ Si përgjigjet zëdhënësi i Metës

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak më parë në Facebook dokumentet që tregojnë konkluzionet e nxjerra nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Kreu i shtetit thotë se konkluzionet e këtij komiteti çmontojnë ligjin anti-kushtetues të krye-KÇK-së. Sipas tij, një gjyqtar i Kushtetueses nuk mund të betohet vetëm me shkrim.

“Vetë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si atë të arbitrit, të moderatorit të pushteteve e të rregullatorit, si një figurë neutrale, me një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, në balancimin e pushteteve, si dhe në kryerjen e funksioneve të tyre respektive”, thuhet në konkluzionet e postuara nga Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe njëherë më lejoni të ndaj me ju, konkluzionet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYEKÇK-së.

DISA NGA KONKLUZIONET E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT

“Gjithashtu, duke pasur në konsideratë faktin se të dyja këto nisma prekin dy ligje të rëndësishme që janë hartuar/ndryshuar në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, KSHH do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi të plotë e të gjithanshëm me institucione si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me shoqatat e gjyqtarëve, ekspertë të së drejtës kushtetuese, etj.”

“Lidhur me këtë propozim, KSHH vlerëson se ceremonia e betimit, që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet në formë të shkruar, pasi betimi në vetvete si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu sikurse dihet atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër.”

“Ndaj, akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni. Forma shkresore që parashikohet me ndryshimet e propozuara, në vlerësimin tonë, përveç se nuk është tipike për aktet ceremoniale të betimit të realizuara me funksionarët e nivelit të lartë në këto 2-3 dekadat e fundit, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”

“Kushtetuta e vendit tonë e parashikon aktin e betimit për një sërë funksionarësh të lartë publikë, në të tria degët e pushteteve. Madje akti i betimit parashikohet edhe për vetë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili përpara se të fillojë detyrën duhet ta bëjë betimin para Kuvendit.

“Pra akti i betimit para institucionit të parashikuar në Kushtetutë merr një rëndësi të veçantë dhe Kushtetuta e konsideron këtë akt si një kusht për fillimin e detyrës. Në këtë kontekst, akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal. Gjithashtu duhet të kemi në konsideratë që Presidenti i Republikës mund të refuzojë të organizojë ceremoninë e betimit, sepse ai e konsideron zgjedhjen, ose emërimin e tij jo në përputhje me Kushtetutën (ose për shkaqe të tjera).”

“Vetë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si atë të arbitrit, të moderatorit të pushteteve e të rregullatorit, si një figurë neutrale, me një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, në balancimin e pushteteve, si dhe në kryerjen e funksioneve të tyre respektive”.

 

Tags: anti-KÇKcmontojneilir metakomiteti shqiptar i helsinkikonkluzionetligjin

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
“Protesta më 2 mars”/ Spiropali: Meta do që të godasë procesin e negociatave

"Protesta më 2 mars"/ Spiropali: Meta do që të godasë procesin e negociatave

EMRI/I riu shqiptar zhduket pa gjurmë, çfarë i tha shoku i dhomës vëllait të tij

EMRI/I riu shqiptar zhduket pa gjurmë, çfarë i tha shoku i dhomës vëllait të tij

18 mln euro detyrime, qeveria s’ka shlyer gjyqet e humbura në Strasburg

18 mln euro detyrime, qeveria s’ka shlyer gjyqet e humbura në Strasburg







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com