Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Meta ka faj”/ Lubonja: Përkrahu reformën në drejtësi duke e ditur që…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Meta ka faj”/ Lubonja: Përkrahu reformën në drejtësi duke e ditur që…

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka folur rreth “përplasjes” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës duke theksuar se sipas tij, Rama ka më shumë përgjegjësi, pasi kryeministri njihet për personalizim të institucioneve.

“Të dy kanë hyrë në këtë konflikt, që kur Rama thoshte se Meta ka vjedhur me kasetën e famshme dhe më pas edhe me darkën me ngjala, që është pjesë e një historie të turpshme të politikës shqiptare, që ka bërë që njerëzit të ikin. Rama duhet të heqë dorë duke thënë që ky është i keqi, ai është i keqi, por të kenë rol parësor institucionet dhe jo njerëzit.

Përgjegjësinë më të madhe e ka Rama, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Meta ka faje, që përkrahu reformën në drejtësi, edhe pse e dinte se drejtësia nuk mund të vihet këtu. Rama njihet si njeri që del mbi institucionet. Historia duhet të mbarojë me institucione të pavarura mbi këta. Përndryshe është Edi Rama që do të instalojë diktaturën e tij. Rama kërkon të vendosë diktaturën, me anë të mbështetjes për fat të keq të disa ndërkombëtarëve”, u shpreh Lubonja.

Sipas Lubonjës, regjimi i Ramës nuk pyet dhe as rrëzohet nga protesta thjesht paqësore dhe se opozita duhet që të artikulojë për ndryshime në Shqipëri, por edhe të sjellë një sistem të ri politik në vend.

“Kemi një opozitë, e cila protestoi në mënyrë paqësore. Mendoj se ky regjim nuk thyhet e nuk rrëzohet pa dhunë. Mendoj se Basha dha një deklaratë të fortë, duke thënë se shqiptarët duhet ta marrin situatën në dorë. Basha thotë se jemi në fund të protestave, para se të rrëzohet Rama. Mendoj se është formë për të mbajtur gjallë protestat. Mirëpo njerëzit duhet të mbahen të karikuar duke sjellë ndryshim. Mendoj se duhet rrëzuar sistemi grabitqar, ku hyn edhe konflikti, gjuha e urrejtjes, që i ka bërë njerëzit të lënë Shqipërinë”, tha Lubonja.

Më tej, ai tha se moslargimi nga zyra i kryebashkiakëve të djathtë është një rezistencë që nëse bëhet paqësore, mbetet për t’u përshëndetur. Lubonja deklaroi se politikanët në Shqipëri mendojnë vetëm si të vjedhin popullin.

“Jam kundër letrës së Voltana Ademit. Shqipëria ka shumëçka nga 1913. Fakti që ne kërkojmë që vijnë ndërkombëtarët që të na qeverisin dhe paqtojnë, tregon se pak hapa kemi bërë. Sot Shqipëria duhet të ishte vend ku mbizotëron ligji e jo personat. Dikush mendon se duhen protesta e disa jo, por duhet Gjykata Kushtetuese që të marrë vendime. Rezistenca e kryebashkiakëve të djathtë duhet mbështetur, shpresoj të jetë paqësore. Ndodhi në Greqi që Tsipras kishte mbështetje të ulët dhe shkoi në zgjedhje të parakohshme që të shohë sa popullaritet ka. Në Shqipëri nuk ndodh kështu, por punohet si të manipulohet populli. Zgjidhja ideale do ishte që njerëz të prokurorisë të thoshin se nuk duam t’ia dimë as për Edi Ramën, as për Ilir Metën për askënd. Mjaftojnë përgjimet në Dibër që Rama të ikte nga pushteti, por problemi është se këta thonë edhe ata njësoj janë. Sistemet zgjedhore janë letra pa vlerë. Duhet vullneti i dy palëve që të arrihet krijimi i Gjykatës Kushtetuese”, përmbylli Lubonja.

Tags: edi ramafajFatos Lubonjailir metapergjegjesiPërplasja

TË LIDHURA

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”
Politikë

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”
Politikë

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin
Politikë

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Next Post
Kamëz/ Sherr me kunatin e dehur, 17-vjeçarja e plagos me thikë

Lëvizte me armë zjarri, denoncimi i qytetarit 'fundos' shkodranin

Protesta e opozitës/ Basha u drejtohet me një tjetër mesazh qytetarëve

Protesta e opozitës/ Basha u drejtohet me një tjetër mesazh qytetarëve

Nesër Tirana pa drita, ja zonat problematike

Zonat në Tiranë që nuk do të kenë energji elektrike dy ditët në vijim







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”
Politikë

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

by mirseda
21:11 | 10/02/2026
0

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për protestën e sotme të opozitës që sipas tij, e...

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com