Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”/ Ngjela ironizon Presidentin në lidhje me tërmetet

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”/ Ngjela ironizon Presidentin në lidhje me tërmetet

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka ironizuar presidentin Ilir Meta dhe opozitën, teksa shprehet se ata po përpiqen të frikësojnë qytetarët me lajmet e tyre false për tërmetet.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela deklaron se opozita dhe Presidenti po e përdorin situatën e tërmetit, sepse shpresojnë se nëpërmjet kësaj mund të shpëtojnë nga ndëshkimi për korrupsion.

“Janë në hall, prandaj. Por ja që, orakulli, është një nocion abstrakt dhe që i takon përrallave.
Por Meta, siç duket, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias: “Kujdes me mendimin juridik për dekretet e mia, se ua mbyta Venecian!”.
Madje shtypi i Metës dhe Presidenca e tij, duket sikur thonë: “Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij””, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë:

Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo vetëm i di kur bien tërmetet, por, madje, ai sikur i ka në dorë tërmetet ashtu siç kishte Zeusi rrufetë.
Pas tij, edhe mediat e Saliut u lëshuan në lajme pro tërmeteve, për të trembur shqiptarët. Po pse e kanë këtë lloj qëllimi?
Është psikologjia e keqbërësit të kapur që vuan ardhjen e padisë penale. Ai do shkatërrimin e gjithçkaje. Është në fakt shprehja e famshme e Luigjit të Katërmbëdhjetë: “A pres moi le deluge” – pas meje qameti të bëhet.
Janë në hall, prandaj. Por ja që, orakulli, është një nocion abstrakt dhe që i takon përrallave.
Por Meta, siç duket, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias: “Kujdes me mendimin juridik për dekretet e mia, se ua mbyta Venecian!”.
Madje shtypi i Metës dhe Presidenca e tij, duket sikur thonë: “Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”.

Siç duket, korrupsioni shqiptar po kërkon të bëjë revolucion me anë të pështjellimit tërmetëror në Shqipëri. Është për të qeshur, por, këta janë, nuk ke ç’t’iu bësh! Dhe mos harroni se këta kapacitete bosh kanë qeverisur Shqipërinë për 12 vjet.Tani po duan të mbjellin frikë me tërmetet dhe kuptohet se edhe po i presin me ankth që tërmetet të vijnë radhë, për muaj të tërë.
Duan shkallmimin e Shqipërisë që në Shqipërinë e shkatërruar pastaj, të sjellin destabilizimin shoqëror, të cilin ka dy vjet që po e kërkojnë…

Kanë të drejtë të shpresojnë për të shpëtuar nga ndëshkimi për korrupsion, por kanë gjetur një rrugë magjish dhe shumë të ulët, edhe pse është qesharake. Po kërkojnë që tragjedinë e tyre individuale, ta kthejnë në një tragjedi kombëtare. Deri tani kërkonin pështjellim shoqëror, kurse tani shpresat i kanë te tërmetet.
Por do vijë një kohë, shumë shpejt do të vijë, kur shqiptarët, tragjedinë që iu kanë shkaktuar këta birbore do ta përjetojnë si komedi. Do qeshin me bëmat e “heronjve të shkatërrimit” dhe, ka tepër gjasë që komedia shqiptare do të merret gjatë me dëshirën për tërmete shkatërrues që kishin ish sundimtarët e tyre…

Tags: frikesojne qytetaretilir metaopozitarrufeSpartak Ngjelatërmetetzeus

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon
Aktualitet

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim
Aktualitet

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Next Post
Të çarat në Muzeun Kombëtar, ministrja e Kulturës: Asnjë rrezik për vizitorët

Të çarat në Muzeun Kombëtar, ministrja e Kulturës: Asnjë rrezik për vizitorët

Kryeministri grek i vendosi kusht Shqipërisë, Rama e takon në SHBA

Kryeministri grek i vendosi kusht Shqipërisë, Rama e takon në SHBA

Tërmeti, provimi i parë i ndërtimeve të Tranzicion

Tërmeti, provimi i parë i ndërtimeve të Tranzicion







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë
Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

by mirseda
22:30 | 27/10/2025
0

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të...

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com