Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Merkel: Të krijohen kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Merkel: Të krijohen kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë

Kancelarja gjermane ka thënë në Zagreb se do të bisedojë me Francën për të krijuar kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron konsensus sa më të shpejtë me Francën për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Këtë ajo e tha të mërkurën në Zagreb, pas një takimi me homologun e saj kroat, Andrej Plenkoviç.

“I mbështesim planet e qeverisë kroate për të organizuar një konferencë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor në formatin e plotë Bashkimit Evropian. Dhe do të jetë e rëndësishme që ne të krijojmë kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Duke pasur parasysh propozimin e ri të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit, kancelarja gjermane tha: “Ne tani duhet të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar, që duhen ndryshuar, në procesin e zgjerimit. Jemi të gatshëm të bisedojmë, edhe pse qysh sot kemi një numër të madh mundësish për të qenë fleksibël”.

Merkel tha më tej se reformimi i zgjerimit “duhet t’u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë reale anëtarësimi”.

Ajo paralajmëroi se reformimi nuk duhet të ketë si pasojë BE-ja të tërhiqet nga premtimet e bëra.

Kancelarja gjermane ndodhet në Zagreb për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore të Evropës, duke përfaqësuar kryetaren e partisë së vet, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është duke përgatitur kongresin e CDU-së, që do të zhvillohet të premten, 22.11. në Lajpcig.

Kroacia do të jetë kryetare e radhës e BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa Gjermania në gjysmën e dytë.

Të dy vendet janë mbështetës të fuqishëm të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. /DW

Gjithashtu mund të lexoni:

Ambasadori gjerman: Ka shpresë se Angela Merkel do t’i bindë skeptikët

Angela Merkel – kancelarja e zbutur

Tags: kushteMerkelnegociatashqiperi

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
3 persona grabisin 300 mijë euro

3 persona grabisin 300 mijë euro

Shpërthimi në Gjirokastër, djemtë në aktivitete kriminale

Shpërthimi në Gjirokastër, djemtë në aktivitete kriminale

“Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”/ Ngjela ironizon Presidentin në lidhje me tërmetet

“Kishte shansin të tregohej burrë”, Ngjela i turret Metës







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com