Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i tritolit në banesën e F. Tolës, në Gjirokastër. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme. Fillimisht u dëgjua një zhurmë e madhe, dhe më pas u mësua se një sasi tritoli shpërtheu. Dyshohet se djemtë e F. Tolës janë të përfshirë në aktivitete kriminale, dhe u sulmuan për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Mësohet se ata janë kontigjent i njohur për policinë, pasi rezultojnë persona me precedent penal në trafikimin e narkotikëve.
Njoftimi i Policisë
Gjirokastër.
Informacion paraprak.
Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T., ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.