E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Merita Halili rrëfen për fillimet në Amerikë: Për 6 muaj kam “larë” shtëpinë me lot (video)

Merita Halili, prej më shumë se 20 vitesh është larguar me familjen e saj drejt SHBA, dhe asnjëherë nuk e ka lënë muzikën. E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, këngëtarja tregoi vështirësitë e fillimit në Amerikë, ndërkohë që tha se 6 muajt e parë të qëndrimit atje “ka larë shtëpinë me lot”. Merita Halili tha se e ka pasur të vështirë të ambientoheshe,  e ndërsa ka sakrifikuar shumë për familjen e saj.

“Më merr malli shumë për Tiranën. Atje më mungon jeta që mund të bëja këtu, atje jemi më të kufizuar. Në Shqipëri sikur një kafe të pish, dikush të jep një ide, të “qan një hall”.

Atje ka shumë fasadë, njerëzit nuk hyjnë në problemin tënd. Mbajnë distancë dhe janë të rezervuar. Unë kam shkuar në Amerikë përpara 23 vitesh, dhe 6 muajt e parë kam “larë shtëpinë me lot”.

Nuk po ambientohesha dot, dhe aq më tepër që më erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Isha mësuar me njerëz që më ndihmonin, atje isha vetëm. Që në fillim kur kam shkuar në Amerikë, e kam filluar aktivitetin me muzikë dhe për vajzat kemi sakrifikuar shumë.

Ndonjëherë i merrnim me vete në koncerte, derisa më në fund gjetëm një grua shqiptare që kujdesej për to. E pata shumë të vështirë, gjuhën nuk e dija. Në vendin ku jetoja në fillim, nuk ka pasur shumë shqiptarë, mund të kemi qenë 2 ose 3 familje”, tha këngëtarja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...

Pse preket Franca nga një fjalë?

Nga: Frrok Çupi Ambasada e Francës nuk e kishte me Edi Ramën. Ashtu sikurse vetë Rama mund të mos ‘e prekte’ Francën në këtë kohë...