pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabet girişjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişjojobetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahistambet girişamgbahisradissonbet girişmercurecasinocratosroyalbet girişcasinomilyonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişbetsalvadormeritkingcasinoroyalholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mediu: ‘Gërdeci’ po përdoret politikisht, Visha: Kërkesa e SPAK antikushtetuese

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Më herët, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka rihapur hetimet për tragjedinë e Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu, këtë të hënë dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të tij. Duke qenë një çështje tejet sensitive, Mediu është prononcuar dje në një konferencë për shtyp, teksa ka dhënë versionin e tij për tragjedinë e “Gërdecit”.

Çështja “Gërdeci” po përdoret politikisht

Mediu hodhi poshtë akuzat që janë ngritur mbi të, ndërsa shprehu bindjen se ai nuk ka pasur lidhje me ata që zhvilluan biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. “Nuk kam reaguar kundrejt sulmeve të ulta të përbaltjes vetëm në respekt të dhimbjes dhe vuajtjes të atyre që e pësuan rëndë në atë tragjedi, por kështu duket se i është krijuar terren çdo intriganti dhe spekulanti që të dezinformojë dhe përbaltë.

Janë fakte të pakundërshtueshme dhe të provuara me dokumenta, që nuk kam pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte unë apo familjarët e mi me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë dhe të gjerë me të gjitha nivelet e strukturave civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk është prezantuar pranë ministrit asnjë shqetësim në lidhje me mënyrën se si zhvillohej veprimtaria e demontimit në Gërdec, dhe në mënyrë të posaçme mbi sigurinë teknike të këtij procesi”, deklaroi ai.

Ndër të tjera ai nënvizoi se dosja “Gërdeci” është e nxitur politikisht, pasi përmendet vetëm në fushata elektorale. “Unë mendoj që vetë hetimi e ka provuar që Mediu nuk ka përgjegjësi me vendimin e VKM. Ministri është i detyruar të zbatojë vendimin. Në rast se nuk do të veproja me VKM, do të ishte ‘shpërdorim detyre’. Nga fakti që unë kam vepruar, besoj se kam bërë detyrën time si funksionar në atë kohë. Çështja e gjykimit nuk është subjektive. Nuk mendoj se do të kthehemi tek koha e drejtësisë popullore, por drejtësia në kodin e procedurës penale dhe çdo procedurë që niset me indicie paligjshmërie, nuk është drejtësi. Kam qenë 4 herë në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo çështje është gjykuar në Tiranë dhe ka marrë formën e prerë në Gjykatën e Apelit, por asnjëherë nuk i referohen këtij vendimi. Jam përpjekur të thellohem sa më shumë në ligjshmëri apo paligjshmëri. Fakti që kjo çështje është nxitur vetëm në fushata elektorale, tregon se ka interes politik”, nënvizoi Mediu.

Avokati i Mediut: Kërkesa e SPAK antikushtetuese

Ardian Visha, i cili është avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e ka cilësuar një akt antikushtetues vendimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për rihapjen e hetimeve për çështjen “Gërdeci”.

“Janë një sërë koincidencash të një subjektiviteti ekstrem, të një institucioni që duhet të veprojë me një logjikë të ftohtë. SPAK konsideroi si risi kërkesën e familjarëve për hapjen e hetimeve. Deklarata e prokurorit për hapjen e hetimeve është gati ilegale, pasi nuk pati asnjë komunikim me mediat. Kërkesa e SPAK ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme. Çdo akt që pason kërkesën e SPAK, duhet të jetë i pavlerë. Ka deklarata mediatike nga titullari i SPAK dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Kjo lloj drejtësie dhe qëndrim subjektiv i shprehur, më bëjnë të besoj që kjo lloj drejtësie nuk është drejtësi e parashikuar në shinat legale.

Ne do të përballemi me çdo formë që do të marrë kjo çështje. Ky rast është domethënëse për mungesën e objektivizmit dhe humanizmit për këtë çështje”, deklaroi ai. Më tej avokati Visha hodhi akuza edhe në adresë të prokurorëve të dosjes “Gërdeci”. “Vendimi i Apelit të SPAK nga ana tjetër është i pashembullt, një pjesë e prokurorëve janë haluçinantë. Mjafton të shikoni aktet e tyre. Ai është një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin minimal prej gjyqtares. Veprimi i prokurorisë është ilegal dhe duhet treguar para opinionit publik”.

Tags: Fatmir MediuGërdeciSPAK

TË LIDHURA

Aktualitet

Instalacion kundër emigrimit në protestë, aktivistja: Një palë këpucë për çdo të larguar

18:56 | 13/06/2026
Aktualitet

Pas simboleve amerikane e gjermane, edhe flamuri britanik shfaqet në protestën masive në Tiranë

18:31 | 13/06/2026
Aktualitet

Diaspora i bashkohet protestës, nis grumbullimi në Sheshin Skënderbej për tubimin e 14-të!

18:14 | 13/06/2026
Next Post

Abuzoi seksualisht me një 16-vjeçare, pranga 53-vjeçarit

Qeveria aprovon përdorimin e makinave të blinduara nga gardistët

Pse konservatorizmin shqiptar nuk mund ta bëjë dot Berisha & Co?!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Instalacion kundër emigrimit në protestë, aktivistja: Një palë këpucë për çdo të larguar

by mirseda
18:56 | 13/06/2026
0

Protestës para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët dhe aktivistët, të cilët ditën e sotme hoqën gardhin...

Pas simboleve amerikane e gjermane, edhe flamuri britanik shfaqet në protestën masive në Tiranë

18:31 | 13/06/2026

Diaspora i bashkohet protestës, nis grumbullimi në Sheshin Skënderbej për tubimin e 14-të!

18:14 | 13/06/2026

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

17:59 | 13/06/2026

“Duam patriot, jo piktor” – Protestë masive e shqiptarëve kundër Ramës edhe në Australi!

17:45 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com