E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Qeveria aprovon përdorimin e makinave të blinduara nga gardistët

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hap dritën jeshile Gardës, për të përdorur mjete të blinduara rast pas rasti sipas vlerësimit të Ministrit të Brendshëm. Sipas VKM-së në pikat 7 dhe 8, këto mjete të blinduara përdoren nga Garda e Republikës për shërbime të veçanta.

“Mjetet e pauniformuara kanë në përbërje sisteme portative, të sinjalizimit pamor dhe zanore të alarmit. Përdorimi i mjeteve lëvizëse motorike dhe i mjeteve të blinduara për shërbime të veçanta kryhet sipas përcaktimeve të lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngjyra, logoja dhe disenjoja në mjetet e Gardës së Republikës janë unike, dhe me të drejtë përdorimi vetëm nga Garda e Republikës së Shqipërisë. Të gjitha mjetet janë të kompletuara me pajisje speciale për sigurimin e jetës e realizimin e detyrës. Garda e Republikës, për shërbime të veçanta, përdor mjete lëvizëse të blinduara. Numri limit i mjeteve, afati përdorimit të tyre dhe limiti vjetor kilometrik miratohen me urdhër të Ministrit të Brendshëm. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Po ashtu, dje qeveria ka miratuar edhe përcaktimin e simboleve, të uniformës, të shenjave dalluese dhe normave të veshmbathjes së punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë. “Flamuri dhe stema e Gardës së Republikës janë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Uniforma për punonjësit e Gardës së Republikës është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Për shërbime të veçanta, punonjësit e Gardës përdorin veshje civile; Shenjat dalluese të Gardës së Republikës janë sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, thuhet në VKM.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...