Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Me xhinse dhe atlete”, analisti: Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë si Rusia në Krime

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Me xhinse dhe atlete”, analisti: Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë si Rusia në Krime

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një temë e nxehtë që ka “ngritur në këmbë” edhe ndërkombëtarët. Taksa për mallrat serbe e ka tensionuar më shumë situatën mes dy shteteve dhe që të arrihet një marrëveshje me dialog shanset sa vjen dhe zvogëlohen. Ndërsa në mediat serbe përflitet për një “pushtim” tjetër të Kosovës.

Këtë ka shpjeguar komentuesi ushtarako-politik Miroslav Lazanski në emisionin “Mirëmëngjesi Serbi ” në Happy TV. Sipas tij, secila hyrje në Kosovë, për të mbrojtur serbët e mbetur në Veri apo gjetkë nuk do të thotë konflikt me NATO.

Dhe këtë Lazanski e ka shpjeguar kështu: “Nëse unë dhe Mariç kalojmë me atlete, xhinse dhe këmishë në Kosovë, a është ky konflikt me paktin NATO?

Nuk është! Hajde të mësojmë pak nga shembujt dhe vendet e tjera botërore.

Le të themi se rusët në vitin 2014 në Krime nuk kanë bartur fare shenja ushtarake. A ka mundur dikush t’i akuzojë? Askush! Natyrisht, pozita ruse është shumë më ndryshe”.

Lazanski ka theksuar se mbrojtja civile mund të ri-aktivizohet në krahinën jugore serbe dhe për këtë shqiptarët e Kosovës janë të vetëdijshëm, dhe kjo sipas tij është edhe arsyeja pse bëjnë zhurmë.

Duke folur për platformën e Prishtinës për bisedime, Lazanski mendon se ajo është ultimatum për Serbinë.

“Nëse atë platformë e kuptojmë si një lloj skede të ngritur, a lejon ajo mundësi për ndonjë tregti do të shohim… Beogradi qartë ka thënë se nuk ka dialog pa heqjen e taksës, ndërsa platforma edhe më shumë ka “goditur” atë”, sqaroi ai.

Ndër të tjera, Lazanski nënvizon se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka dënuar platformën, e as nuk e ka gjykuar.

“Edhe taksa edhe platforma, të gjitha janë miratuar që mos të bisedohet. Është vështirë që t’iu hiqen shqiptarëve taksat, kjo ndikon në politikën e tyre të brendshme. Ata janë betonuar në qëndrimin e tyre, ndërsa amerikanët po shohim se nuk janë shumë të interesuar”, shprehet ai.

Në këtë emision, analisti ka shpërthyer në deklarata kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur një ndër tradhtarët më të këqij serb.

Tags: AnalistiatletehyjëkosoveKrimerusiaserbeushtriaxhinse

TË LIDHURA

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Bota

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:26 | 14/04/2026
“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta
Bota

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

15:57 | 14/04/2026
Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk
Bota

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

15:47 | 14/04/2026
Next Post
E kërcënuan me jetë, Salianji ironizon deputetin që pranoi mandatin

E kërcënuan me jetë, Salianji ironizon deputetin që pranoi mandatin

Denoncimi/ “Edi Rama zgjedh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme djalin e tezes së Ina Ramës”

Denoncimi/ “Edi Rama zgjedh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme djalin e tezes së Ina Ramës”

“Të rrethuar nga policia”/Banorët ndihen të kërcënuar, Basha niset tek Unaza e Re (video)

“Të rrethuar nga policia”/Banorët ndihen të kërcënuar, Basha niset tek Unaza e Re (video)







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi
Aktualitet

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

by mirseda
18:41 | 14/04/2026
0

QSUT ka dhënë detaje lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e...

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com