E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

“Më erdhi fatura 284 mijë lekë”, Ujësjellësi: Gabim nga punonjësit, u shkarkuan

Banorët e lagjes “Shënkoll” në Elbasan kanë dalë në protestë, për shkak të mbifaturimit të ujit. Punonjësit kanë bërë gabime në matje, e për rrjedhojë, familjarët janë hasur me fatura me “shifra të kripura”. Një prej protestuesve ka pohuar se fatura i ka shkuar në 284 mijë lekë të vjetra, pasi janë bërë gabime në matjen e sasisë së ujit.

“Jemi mbledhur sot këtu, pasi jemi një lagje e tërë që jemi diskriminuar dhe na ka ardhur një faturë uji jashtëzakonisht e rëndë. Unë po flas për veten. Ne lajmë dritat dhe ujin çdo muaj. Në 24 nëntor, unë do duhet të paguaja lekët për tetorin. Lashë librezën dhe më tha zonja që paske një prapambetje shumë të madhe, 280 mijë lekë. Erdhëm dhe pyetëm këtu, erdhi faturisti dhe më tha nuk jua kam bërë unë por jua ka bërë kjo. Në vitin 2020 në gusht, më tha faturisti që paske një debit 80 mijë lekë. E pagova. Sot pas 1 viti më erdhi një faturë 284 mijë lekë”, tha një prej banorëve.

Sa i takon kësaj situate, një reagim është përcjellë nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Elbasanit. Kreu i këtij institucioni, Luan Dervishi, ka dhënë një sqarim lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm, që ka ngritur në protestë disa banorë të qytetit. Në një prononcim për mediat, ai bën me dije se punonjësit nuk i kanë lexuar sahatet siç duhet. Ata janë pushuar nga puna, dhe janë zëvendësuar me persona të tjerë.

“Në lidhje me situatën e krijuar ku disa banorë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Kemi kontaktuar me këta banorë. Ka ndodhur një fenomen i tillë, ku disa punonjës të UKE-së, Elbasan, nuk kanë kryer detyrat si duhet. Faturat nuk kanë shkuar si duhet, faturat janë shkruar nga shtëpia. Ne si ndërmarrje kemi marrë masat që duhen, kemi vendosur punonjës të tjerë dhe këta janë larguar.

Lexo edhe :   E përplasi për vdekje dhe e hodhi në kanal, autori arrestohet pas 10 ditësh
Lexo edhe :   E përplasi për vdekje dhe e hodhi në kanal, autori arrestohet pas 10 ditësh

Më pas e kanë çuar numrin që duhet në sahat. Qytetarët janë të rregullt me faturat e tyre. Na vjen shumë zor kur ndodhin situata të tilla, por për një punonjës nuk mund të penalizojmë dot të gjithë UKE-në. Ne mundohemi t’i qëndrojmë qytetarëve, t’i zgjidhim hallet dhe duam t’i takojmë një për një, të lidhim një kontratë, dhe ata që kanë fatura të akumuluara, t’i ndajmë me këste dhe t’i paguajmë”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...