E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin e garave ndërkombëtare të makinave, si ato të Formula 1 në vendin tonë.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt, ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama në lidhje me automotoparkun e parë shqiptar që do të ndërtohet në Elbasan. Francezi Jean Todt, një nga figurat më të njohura të Formula 1 falë fitoreve krahas Ferrarit të Michael Schumacher, dërgoi sot një mesazh urimi për Shqipërinë, për iniciativën e forcimit të rregullave të sigurisë rrugore, por edhe për idenë e automotoparkut që pritet të ndërtohet në afërsi të Elbasanit.

Ai e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj, dhe do i kushtohet sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit.

“Zonja dhe zotërinj, falë mikut tim Niko Leka, kam ndjekur me interes dhe kënaqësi përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare, për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore. Dy vjet më parë, pata mundësinë të diskutoja me kryeministrin Edi Rama lidhur me sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të kësaj politike.

Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik, për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht, këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të sigurta dhe të dedikuara.

Më shumë parandalim po ashtu edhe një vullnet i fortë për të ndëshkuar sjelljet e rrezikshme dhe mosrespektimin e rregullave. Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike, por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj”, shprehet ai.

Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari
Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...