E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi i tij, Ramazan Rraja. Në një prononcim për “Faxnews”, deputeti tha se kishte tre muaj që nuk kishte folur me nipin e tij dhe se e dinte jashtë shtetit.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rrahman Rraja. 28-vjeçari bashkë me dy persona të tjerë tentuan të rrëmbenin një person, dhe u futën në lokal me maska e të armatosur. Policia e Shtetit ka konfirmuar se menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Zejmen të Lezhës, Ramazan Raja dhe dy shokët e tij janë larguar nga Shqipëria.

Nipi i deputetit të PS-së, Ramazan Rraja dhe dy shokët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi, pas ngjarjes janë arratisur nga Shqipëria fillimisht në Itali, bën me dije “Abc news”. Më pas dyshohet se kanë shkuar në Dubai, ku ndodhen shumë figura të njohura të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...