Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka zgjeruar së fundmi biznesin e saj të studios së fotografive, duke hapur edhe një filial në Kosovë.
Mirëpo kjo gjë nuk i ka shpëtuar edhe ndjekësve të saj në Instagram, të cilët e kanë pyetur në Instastory se ku i gjeti paratë për këtë zgjerim.
“Me çfarë lekësh e ke hapur kompaninë”, e ka pyetur një nga ndjekësit këngëtaren.
Si duket, Rezarta nuk e ka marrë mirë këtë pyetje, duke e cilësuar si tendencioze. Sipas saj, nuk kushton shumë ta hapësh por duhet të jesh i zoti ta mbash.
“Një gjë është e sigurt, jo me lekët e tua. Për të gjithë ata që kanë pyetje tendencioze si e juaja, është e vetmja punë që s’kushton shumë ta hapësh, por ta mbash, dhe për t’u mbajtur, do talent që ta jep vetëm zoti”, u përgjigj këngëtarja.
Rezarta Shkurta ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit të bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, i cili ishte i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë.