Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve që kanë shprehur dyshimet e tyre në lidhje me masat e marra nga shteti për përballimin e koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, Rama sqaron se shteti shqiptar ka filluar përgatitjet që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi.
Kreu i qeverisë shton se qeveria po bën çdo gjë sipas planit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…”, shkruan Rama.