Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Masat për koronavirusin në Evropë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Masat për koronavirusin në Evropë

Policia vazhdoi sot kontrollet në postblloqet përreth qyteteve italiane të izoluara, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen e virusit COVID-19.

Italia është bërë pika qendrore e virusit në Evropë ndërsa është shtuar frika e përhapjes përtej kufijve të vendit.

Italianët që udhëtojnë jashtë i kanë ndjerë efektet e masave shtrënguese. Një autobus që udhëtonte nga Milanoja u ndalua nga policia franceze në Lyon për kontrolle shëndetësore, ndërsa një aeroplan i kompanisë Alitalia u bllokua në aeroportin e Mauriciusit.

Zyrtarë të mbrojtjes civile thonë se 219 njerëz kanë rezultuar të prekur me virusin ndërsa pesë kanë humbur jetën, përfshi dy të moshuar në Lombardi.

Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar origjinën e përhapjes së virusit, i cili deri tani rezulton i përhapur në disa rajone duke detyruar Austrinë që të ndalë përkohësisht trafikun hekurudhor me Italinë.

Në Francë, qeveria u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë vizituar Lombardinë apo Veneton, dy rajonet më të prekura në Itali, që të mbajnë maska në fytyrë, të kufizojnë aktivitetet e panevojshme dhe të masin temperaturën dy herë në ditë.

Në Lyon të Francës, agjencia kombëtare e shëndetit tha se zyrtarët po vlerësonin situatën e italianëve të bllokuar në një autobus italian të nisur nga Milanoja dhe të bllokuar në Torino. Ata nuk kanë dhënë detaje nëse dikush në autobus dyshohet për prekje nga virusi.

Vendet fqinje të Italisë, Sllovenia dhe Kroacia, që janë destinacione popullore për turistët italianë dhe që njihen për lëvizje të shpeshta të
banorëve të tyre me vendet fqinje, kanë filluar të marrin masa. Kroacia njoftoi se do të monitoronte udhëtarët që hyjnë nga Italia.

Kryeministri i Rumanisë Ludovic Orban tha se kushdo që futej në vendin e tij nga rajonet ku ka njoftime për virusin do të vihet në karantinë për 14 ditë. Por, media lokale në Rumani njofton se pasagjerët që hynin në vend vetëm sa u kërkohej të mbushnin një pyetësor.

Sipas zyrtarëve shqiptarë, rreth 5 mijë pasagjerë që udhëtojnë me aeroplanë, anije apo nga toka po vëzhgohen, ndërsa vëmendja kryesore është tek pikat e kalimit kufitar të udhëtarëve që vijnë nga Italia. /Voa

Tags: evropekoronavirusmasaVOA

TË LIDHURA

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Next Post
A do mbyllet kufiri me Italinë? Manastirliu tregon detajet

A do mbyllet kufiri me Italinë? Manastirliu tregon detajet

Si është situata me koronavirusin në Shqipëri? Flet shefja e Infektivit në QSUT

Si është situata me koronavirusin në Shqipëri? Flet shefja e Infektivit në QSUT

A jemi të aftë të përballojmë koronavirusin? Ekspertja e ISHP nxjerr faktet

A jemi të aftë të përballojmë koronavirusin? Ekspertja e ISHP nxjerr faktet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht
Aktualitet

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

by mirseda
17:48 | 17/04/2026
0

Në një atmosferë të rëndë dhimbjeje, familjarë dhe miq i dhanë sot lamtumirën e fundit 19-vjeçares Myrto...

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

17:16 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com