Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Como, tha se monitorimi për koronavirusin është i vazhdueshëm. Përkundër zërave që qarkullojnë së fundmi se nuk ka kontrolle të rrepta, ajo deklaroi në emisionin “Real Story” në “News 24” se sapo është raportuar për këtë virus, janë monitoruar të gjithë ata persona që erdhën nga Kina për në Shqipëri. Como u shpreh se shteti shqiptar ka vepruar menjëherë dhe me efikasitet.
“Me këtë rast janë angazhuar shumë struktura shtetërore. Qytetarët që kanë ardhur nga Kina, iu është bërë monitorim. Ata janë monitoruar në porte, në dogana dhe në çdo vend tjetër ku ka hyrje-dalje. Ata rezultuan negativë dhe kishte sukses nga strukturat shtetërore.
Edhe shqiptarë kishte që janë monitoruar. Masat e para rezultoi efikase për popullatën që ka ardhur nga Kina në Shqipëri. Ne kemi qenë profesional në punën tonë. Është e vërtetë që jemi në sezon gripi.
Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme. Kemi persona të sëmurë rëndë, kemi edhe të shtuar në urgjencë, por gjithsesi gjithçka paraqitet e kontrolluar”, u shpreh Como.